#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Rovena Rojba, interpretuesja që e ktheu sfidën në mision
Në këtë të enjte, në pjesë të parë të emisionit do të jemi me një të ftuar mjaft interesante. Ajo vjen për herë të parë në studion tonë, është një personazh me një histori shumë të bukur e cila ka shumë për të na rrëfyer. Ajo është interprete e gjuhës së shenjave prej më shumë se 20 vitesh, një zgjedhje që ka ardhur për shkak të vëllait të saj, Florjanit. Prej një viti e gjysmë është pjesë e edicionit të lajmeve në Tv Klan, çdo të enjte, duke e përcjellë atë në gjuhën e shenjave. Do të kemi një histori të bukur sot në studio, ndaj le ta presim pa humbur kohë, Rovena Rojba. Informacione: Rovena Rojba ka studiuar në degën ekonomi pranë Universitetit të Tiranës.Puna e saj e parë ka qenë si ekonomiste , pjese e administrates shteteore. (Drejtoria e pergjithshme e tatimeve) dhe interprete e licensuar e gjuhës së shenjave. Në moshën 2 vjeçare Florjani humbi dëgjimin për shkak të temperaturës dhe incidentit që i ndodhi në kopësht pasi djali i vogël asokohe i rra edukatores nga duart. Prinderit nuk e pranuan faktin qe Florjani nuk degjonte dhe refuzuan te mesojne gjuhen e shenjave me shpresen se ai do fliste serish. Ne këto kushte Rovena u bë njeriu ku vëllai i saj gjente mbështetje. Cdo gje qe mesonte ne shkolle vinte dhe ma mesonte dhe mua. Keshtu u beme te pandare me njeri tjetrin.
Premierë në New York, “Netë të Bardha” – Live me regjizorin Bujar Alimani
Në këtë pjesë të emisonit sot do të flasim për një shfaqje mjaft interesante e cila është vënë në skenën e “The Grand Theater” në New York. Premiera e saj ishte më datë 10 maj e cila vazhdoi dhe me datë 11. Bëhet fjalë për shfaqjen “Netë të bardha” ose “White Nights” me regji të regjisorit Bujar Alimani me pjesmarrjen e aktorëve Herion Mustafaraj dhe Yllka Lota. Kjo shfaqje vjen sërish për të gjithe shqiptarët që jetojnë atje edhe ne datat 16, (që i bie nesër) 17 dhe 18 Maj. Një përshtatje poetike dhe magjepsëse e “Netëve të Bardha” të Dostojevskit, për të folur me tepër do të jemi një lidhje direkte me regjisorin Bujar Alimani.
“Hëna flori”: Rovena Ibrahimi & Lina Rustemi risjellin këngën e Lunxhërisë
Në këtë pjesë do të kemi muzike, do të mirëpresim dy artiste të muzikës tradicionale, që janë bërë bashkë për herë të parë në një projekt muzikor të titulluar “HENA FLORI”. Ato janë Rovena Ibrahimi & Lina Rustemi të cilat do të jenë me sot në studio për të prezantuar “HENA FLORI”. Informacione: “Hëna Flori” është publikuar më 30 prill, ne këngë përfshihen elementë të shqipërisë së jugut. Kënga i dedikohet nuses, këngë popullore me motive jugore kryesisht dasma. Klipi është i ndarë në dy pjesë, bashkëpunimi i ri dhe në fund është një pjesë nga Ansambli Lunxhëria.
/tvklan.al