Rudina – Emisioni 15 Mars 2021



Rudina – Emisioni 15 Mars 2021

20:35 15/03/2021

Ministrja Evis Kushi ne nje rrefim per famijen dhe politiken.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar ministrja e Arsimit, sportit dhe Rinisë, Evis Kushi e cila ka folur jo vetëm si politikane, deputete dhe ministre e Arsimit në kohë pandemie, por edhe për jetën e saj private. E pyetur nga moderatorja e njohur Rudina Magjistari se si po ecën mësimi online në Shqipëri, ajo shprehet se po ndjekin skenarin e mësimit të kombinuar që do të thotë një pjesë të javës nxënësit janë në shkollë dhe një pjesë tjetër e bëjnë online nga shtëpia.

Rudina Magjistari: U emëruat ministre e Arsimit, çfarë ishe për ju ky moment në jetën tuaj?

Evis Kushi: Normalisht është privilegj shumë i lartë dhe nder shumë i madh, por mbi të gjitha është një përgjegjësi shumë e madhe edhe për arsye që Elbasani ka tradita për arsimi, është një popull arsimdashës, është normalja e famshme me të cilën ne krenohemi, shkolla e parë e mesme në gjuhën shqipe që formonte mësues. Kështu që nëse ka një ministri le të themi që qytetarët e Elbasanit e adhurojnë dhe e shikojnë si më të rëndësishmen në të gjithë qeverinë është pikërisht Ministria e Arsimit. Fakti që një qytetare e Elbasanit u zgjodh ministre e Arsimit, për Elbasanin është një krenari.

Rudina Magjistari: Si po ecën mësimi online në përgjithësi, jo vetëm për universitetet por edhe për nivelet e ulta të cilat vazhdojnë dhe studiojnë online?

Evis Kushi: Për fat të mirë ne nuk i kemi mbyllur shkollat, aktualisht jemi duke aplikuar skenarin e mësimit të kombinuar që do të thotë një pjesë të javës nxënësit janë në shkollë dhe një pjesë tjetër e bëjnë online nga shtëpia, flas për arsimin parauniversitar përveç atyre zonave dhe qyteteve që konsiderohen nga Komiteti Teknik i Ekspertëve si zona me risk të lartë dhe në to kemi kaluar totalisht online për gjimnazet. Ndërsa shkollat 9-vjeçare sidomos cikli fillor nga klasa e parë në të pestën ne kemi preferuar që nxënësit të jenë gjatë gjithë kohës në shkollë sepse është shumë e vështirë mësimi online për ta duke respektuar të gjitha rregullat anti-covid.  Për maturantët ne kemi vendosur që ta bëjnë mësimin gjatë gjithë kohës në prezencë fizike në shkollë sepse janë në një moment shumë të rëndësishëm të jetës së tyre ku do vendoset e ardhmja e tyre./tvklan.al

“Nanes”/ Adelina Emini rikthehet me nje kenge dedikuar nenes se saj.

Në këtë pjesë të dytë do të kemi të ftuar një këngëtare nga Kosova, shumë interesante. E kemi të ftuar edhe pothuajse 3 vite më parë. Dhe pas kaq kohësh ajo rikthehet sërish me një tjetër projekt muzikor dhe kësaj rradhe dedikuar nënës së saj. Një këngë që për të është ndër më të bukurat dhe më emocionueset që ka bërë për të cilën do të na flasë më gjatë në studio por jo vetëm.

A do te angazhohej ne politike, Adelina Emini: Kurre mos thuaj kurre.










Të ngjashme