#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuar: Edona Morina, Ergys Meta, Aida Baro

“Humba nënën në moshën 3 vjeçare”/ Fjalimi prekës i studentes ekselente të UBT

“Ajo tha dua mamin dhe i erdhi, unë e kam thënë shumë herë por…”, Edona Morina rrëfen momentin e dhimbshëm në shkollën fillore

Edona Morina, studentja ekselente e cila i emocionoi të gjithë me fjalimin e saj të mbajtur në ceremoninë e diplomimit në Universitetin Bujqësor të Kamzës ishte e ftuar këtë të martë në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të treguar pak më tepër për këtë fjalim kushtuar nënës së saj.

Ajo ka treguar se nënën e ka humbur kur ishte fare e vogël, vetëm 3 vjeçe dhe se pak mban mend prej saj, por mungesën ja ka ndier në çdo hap. Teksa mes emocioneve ka treguar se si e ka jetuar ajo fëmijërinë, Edona ka ndarë edhe një moment të dhimbshëm që i ka ndodhur në fillore.

Edona Morina: Mbaj mend një situatë prekëse me thënë të drejtën një shoqja ime në shkollë fillore po qante se i mungonte mamai. Mendoja se nuk e kishte dhe shkova vetëm ta ngushëlloja. Nuk i thashë ndonjë gjë konkrete realisht i thashë vetëm bëhu e fortë, me mendimin që ajo nuk e kishte mamin. Pas një ore mami i saj shfaqet në derë dhe ishte e dhimbshme për mua se ajo tha “dua mamin tim” dhe asaj i erdhi, unë e kam thënë shumë herë, por nuk erdhi dhe e kam vuajtur shumë këtë gjë, se kur je e vogël nuk hapesh shumë, pavarësisht se kam pasur përkrahjen e shumë të afërmve. Nuk më kanë lënë asnjëherë në baltë, familja ime ka qenë aty për mua dhe i falënderoj shumë të gjithë njerëzit realisht që kanë kontribuar në rritjen time.

Rudina Magjistari: Ti sot duket se ua ke shpërblyer të gjithëve. E ke kthyer në forcë të gjithë këtë padrejtësi që të është bërë nga jeta.

Edona Morina: Çdo dhimbje ka një qëllim të caktuar, unë e shikoj dhimbjen si qëllim se kjo dhimbje mua më ka bërë shumë të fortë. Sot mund të them se jam e gatshme që jeta të më përballë me çdo gjë dhe jam gati t’i dalë ballë dhe ta përballoj sepse asgjë nuk mund të më mposhtë në këtë pikë dhe fazë që unë jam.

Humbi nënën në moshën 3-vjeçare, Edona Morina: Është hera e parë që flas për këtë temë

Pak ditë me parë në foltoren e Universitetit Bujqësor të Tiranës u ngjitën studentët e sapodiplomuar të nivelit master, për të ndarë me të pranishmit emocionet e veçanta të kësaj dite. Mes të cilëve ishte edhe  Edona  Morina, studentja ekselente e cila preku zemrën e të gjithëve, kur në mes të fjalimit të saj ktheu sytë drejt qiellit dhe ju drejtua mamasë, të cilën e kishte humbur që në moshën 3-vjeçare. E mbushur me emocione ajo ka shprehur se do të donte ka kishte pranë nënë në këtë ditë të rëndësishme të sajën dhe se ja ka ndier shumë mungesën.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Edona ka treguar më tepër rreth këtij momenti. Ajo ka rrëfyer se është hera e parë për të që flet për mungesën e nënës së saj pasi gjithmonë e ka pasur të vështirë  të flasë për të.

Sot një mungesë ndihet sepse do doja që në mesin e këtyre njerëzve të ishe ti mami. Nuk e di nëse më dëgjon! Nuk e di nëse më shikon, sepse është hera e parë që unë po të drejtohem. Do doja që të paktën në një festë timen akademike të ishe prezente. Qoftë edhe në festën time të Abetares, nuk e di nëse jam bërë vajza që ti do doje të isha, por jam përpjekur pa fund të mos devijoj nga rruga dhe të bëhem një vajzë shembull. Diplomën e masterit dhe çdo sukses që do kem më tutje ta dedikoj ty mami të dua shumë, shumë, shumë!”, ishte fjalimi i saj që i emocionoi të gjithë.

Rudina Magjistari: Sa prekës! Të jesh e sigurt që ajo atje lart ndihet shumë krenare për ty. Ke qenë e vogël kur e ke humbur?

Edona Morina: Po isha në një moshë të vogël, por nuk e mbaj mend.

Rudina Magjistari: Ti ke qenë vetëm 3 vjeçe, e saktë?

Edona Morina: Po.

Rudina Magjistari: Mban mend diçka nga ajo?

Edona Morina: Mbaj vetëm disa momente të vogla, por kujtime shumë të bukura. Është hera e parë që unë sot, jam 24-vjeçe dhe flas për këtë temë kaq hapur. Sepse nuk e kam prekur asnjëherë më parë, është shumë e vështirë, sidomos në shkollë fillore, sepse me kalimin e viteve dhe rritesh edhe i kupton gjërat. Sot jam një vajzë e matur, e pjekur. Ndërsa atëherë ka qenë e vështirë për faktin sepse fëmijët kishin mamatë e tyre dhe sa herë që vinin i prisnin te shkolla ka qenë diçka shumë prekëse për mua dhe festa e nënës ka qenë shumë e dhimbshme. Jam përpjekur ti shmang këto biseda të them të drejtën dhe kur shoqet ziheshin me mamatë e tyre, s’dija çfarë t’ju thoja. Ishte e vetmja temë që Edona nuk dinte çfarë të thoshte. E vetmja gjë që mund të thoja ishte vetëm duajini fort dhe falini për çdo gjë. Mbaj mend një situatë prekëse me thënë të drejtën një shoqja ime në shkollë fillore po qante se i mungonte mamai. Mendoja se nuk e kishte dhe shkova vetëm ta ngushëlloja. Nuk i thashë ndonjë gjë konkrete realisht thash vetëm bëhu e fort, me mendimin që ajo nuk e kishte mamin. Pas një ore mami i saj shfaqet në derë dhe ishte e dhimbshme për mua se ajo tha “dua mamin tim” dhe asaj i erdhi, unë e kam thënë shumë herë, por nuk erdhi dhe e kam vuajtur shumë këtë gjë, se kur je e vogël nuk hapesh shumë, pavarësisht se kam pasur përkrahjen e shumë të afërmve. Nuk më kanë lënë asnjëherë në baltë, familja ime ka qenë aty për mua dhe i falënderoj shumë të gjithë njerëzit realisht që kanë kontribuar në rritjen time.

Rudina Magjistari: Ti sot duket se ua ke shpërblyer të gjithëve. E ke kthyer në forcë të gjithë këtë padrejtësi që të është bërë nga jeta.

Edona Morina: Çdo dhimbje ka një qëllim të caktuar, unë e shikoj dhimbjen si qëllim se kjo dhimbje mua më ka bërë shumë të fortë. Sot mund të them se jam e gatshme që jeta të më përballë me çdo  gjë dhe jam gati t’i dalë ballë dhe ta përballoj sepse asgjë nuk mund të më mposhtë në këtë pikë dhe fazë që unë jam.

“Nji prej nesh”/ Filim më i ri shqiptar në kinematë e kryeqytetit

Bota magjike e perlave, eventi i veçante në Javën e Kulturës Emirate

“Jeta shpirtërore” e Alberto Moravia-s, romani që provokon edhe sot pas 44 vitesh