Brunilda Lahe rrefen për emocionet dhe sfidat e para të mëmësisë!

Vizitën e parë përmes skype sot do ta bëjme në shtëpinë e një mikeshe të programit e cila prej disa muajsh është duke shijuar mëmësinë. Ajo është një prezantuese shumë të dashur dhe e ëmbë, e cila rrëfeu në studion tonë emocionet e bukura të shtatzaninsë, e ndërsa tani do të na rrëfej se si është ta ketë në krahët e saj, vogëlushen e saj 4 muajshe, Hana. Ajo është Brunilda Lahe, e cila do të na tregojë se si janë këto momente karantinimi dhe kënaqësia e të qënit nënë.

Me deputeten Meral Uzeiri Ferati nga Maqedonia Veriut dhe Si të dekorojmë vezët e pashkëve!

Do të vizitojmë tani përmes skype një grua të suksesshme shqiptare në Maqedoninë e Veriut, por edhe shumë e bukur. Ajo është një politikane e cila është përfaqësuese e shqiptarëve në Kuvendin e Republikës Maqedonisë së Veriut. Në profesion ajo është gjinekologe, prej një dekade pjesë e parlamentit si deputete e Partisë Demokratike Shqiptare. Vizitojmë përmes skype në shtëpinë e saj: Meral Uzeiri Ferati, deputete e Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Dr.Mario Ademaj në një rrëfim për mjekësin dhe pasioni për muzikën!

Në këtë pjesë të tretë do të lidhemi me një mjek që jeton e punon në Çikago. Ne para pak javësh kemi patur në lidhje me skype . Ai është mjek familjeje dhe mjek për sportistë. Klinika në të cilën ai punon është një nga qendrat për koronavirus, që pergatiti ekipin e mjekëve dhe infermierëve për koronavisirusin dhe pacientët me simptoma (ProHealth). Ai jeton prej vitesh në SHBA, është larguar që I vogël nga Pogradeci, qyteti I tij I lindjes. Do ta kemi sot në skype për të na njohur me situatën në Çikago, por edhe për ta njohur më shumë në jetën private.