#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Bujar Kapexhiu, Rita Petro, Klaudia Hila, Reila Bozdo, Gentian Minga

Si komunikohej në Shqipëri dikur dhe si ka ndryshuar sot?

Letra romantike apo telefoni i parë/ Rrëfime personale nga të ftuarit

Si do ndryshojë komunikimi në të ardhmen, të mirat dhe të këqijat

“Shpirt, shpirt, shpirti im”, Rita Petro lexon letrën e saj të dashurisë: Dua të rri krah teje me majmunin tonë

Nuk kishte si të mungonte një letër me fjalët më të bukura të dashurisë për partnerin e saj nga një poete e shquar si Rita Petro. Këtë të Shtunë, në studion e “Rudina” në Tv Klan, Rita ka sjellë një letër të 1999-ës, drejtuar partnerit të saj që e kishte larg.

Rita Petro: 3, 4 fjali mund t’i lexoj.  

Bujar Kapexhiu: Aty ku shpërthen! Aty ku nuk mbahesh më!

Rita Petro: Shpirt, shpirt, shpirti im! 3 herë fjala shpirt. Më vjen të qaj nga lumturia që të kam ty dhe të qaj prapë nga dhimbja që jemi kaq larg njëri-tjetrit. Dua të rri krah teje atje në makinën tëndë, me majmunin tonë…se e kishim një kështu si lodër dhe muzikën tonë. Në lokalet tona, me gotat e uiskit përpara apo mes miqve tanë që tashmë janë mësuar të na shohin jo si dy veta, por si një. Po afron një shekull i ri, se ishte viti 2000.

Bujar Kapexhiu: Mu bë mishi kokrra…

(Të qeshura në studio)

Rita Petro vijon letrën: Po afron viti i ri, e di ç’do të thotë kjo? Kur isha e vogël me gishta numëroja se sa vjeç do të isha kur të vinte viti 2000, 38 vjeç! E thoja: Sa shumë! Po s’më shkonte mendja që ky shekull do të më gjente me ty.

-E bukur, e bukur…Jo dhe aq patetike. Reziston edhe sot, mban!

Rita Petro: Kur të vijë mijëvjeçari i tretë, sigurisht si shpirtra në botën ku lulëzon virtyti dhe parajsa ndaj le të jemi të detyruar të mbijetojmë në ferrin e sotëm. I dashuri im, shpirti im.

-Mirë, këtu do e nxjerrë pak shkrimtarja dellin.

“Hë moj grua ça do, jam në rrugë”, Bujar Kapexhiu ndan historinë komike me telefonin: Bjeri njëherë burisë…

Aktori e regjisori i njohur Bujar Kapexhiu ka qenë një nga të ftuarit në programin “Rudina” në Tv Klan këtë të Shtunë. Teksa diskutohej se sa shumë kanë ndryshuar mënyrat e komunikimit me njëri-tjetrin ndër vite, Kapexhiu ndau dy histori komike me telefonin.

Ai përshkroi fillimisht momentin e parë kur pa një telefon celular në vitin 1995 në Shqipëri. Sipas tij me këtë lloj celulari, ishte më e thjeshtë të gënjeje njerëzit për vendodhjen, por natyrisht do kishte raste përjashtimi.

Bujar Kapexhiu: Kjo është koha e telefonit, kur erdhi pastaj celulari ishte…Dhe unë kam një histori shumë të bukur me celularin. Ndodhesha në një studio televizive dhe me pronarin e televizionit po shikonim sallën e madhe, dhe në këtë kohë dëgjova një zile. Thashë në këtë sallë të madhe: Ku është telefoni?! Kur ai futi dorën në xhep dhe nxorri një kuti të vogël kaq, që unë e shikoja për herë të parë. Alo, po po! Ah jo tha, dëgjo jam në Romë tha, javën tjetër vij! Më shkeli syrin mua dhe e kuptova unë se një gënjeshtër. Më çuditi ajo dhe aty thashë për herë të parë…se telefoni në celular ka ardhur në ’95-ën në Shqipëri, me AMC. Dhe AMC-ja kur u bë dhe telefoni, thashë u ngrit institucioni me telefonin që mund të gënjesh kur të duash.

-Sepse ti mund të lëvizje dhe askush nuk do e dinte se ku ishe. Një lloj lirie apo jo?

Bujar KapexhiuSe ai ishte në zyrë e thoshte në Romë, kështuqë sot është mundësia për secilin për të mos thënë të vërtetën. Ku ndodhet e me cilin është, e kupton? Se mu kujtua dhe një histori tjetër me këtë telefonin. Njëri i tha gruas: Grua po iki urgjent me një shërbim shumë të rëndësishëm dhe në të vërtetë ai shkoi me një shoqen e tij të afërt diku. Në momentin e argëtimit, bie zilja. Mos, tha gruaja! Hë moj grua ça do? Po ku je tha? Në rrugë, në rrugë jam. Po mirë tha, bjeri njëherë burisë! Ka raste që dhe nuk gënjen dot.

Gallatat me telefon dikur, Rita Petro: Mbaja dorën para telefonit, s’thoja dot “të dua”

Këtë të Shtunë në programin “Rudina” në Tv Klan të ftuarit folën mbi episode të bukura të së shkuarës që lidhen pikërisht me mënyrën si komunikonin asokohe njerëzit me njëri-tjetrin. E mesa duket, loja e preferuar e fëmijëve apo adoleshentëve dikur ishte ajo me telefon.

Pedagogia Reila Bozdo e kujton me shumë nostalgji momentin kur te shtëpia e shoqes që kishte telefon kurdisnin nga këto ‘truket’ për operatorët. Edhe poetja Rita Petro tregon se sa e sikletshme ishte të flisje në telefon kur kishe njerëz që të dëgjonin.

Reila Bozdo: Deri në fund të viteve ’90 ne vazhdonim ishim me një sistem goxha të vjetruar, ndërkohë që bota kishte avancuar. Ne që të realizonim një telefonatë ndër urbane, duhej patjetër operatori në mes që të të lidhte. Edhe kur ishte në shtëpi, kur kishe telefonin në shtëpi, duhet të merrje operatoren dhe i thojë dua të telefonoj filan numër në filan qytet. Ajo lidhej me qytetin, të merrte mbrapsht në telefon dhe të thoshte ja e ke në linjë personin. Ishte i domosdoshëm gjithmonë një ndërmjetës për të realizuar telefonatat.

Reila BozoZhvillimi në fakt erdhi më vonë, edhe penetrimi i internetit ka nisur në vitin 2005 në Shqipëri. Është shumë interesante që kur je vetëm dhe provon të kujtosh gjëra ato nuk të vijnë në mendje, por kur dëgjon të tjerët…

-Si një film para syve…

Reila Bozdo: Më doli para syve, kur isha e vogël. Shtëpia ime ishte në Tiranë të Re përballë postës 8 dhe e kishim atë eksperiencë. Por, një gjë tjetër interesante që mu kujtua kur ishim fëmijë, shkonim te një shoqe që kishte telefon dhe loja që bënim ishte të merrnim njerëz në telefon.

-Uaaa e kisha harruar komplet, mu kujtua.

Reila Bozdo: Dhe e gjithë gallata ishte që ajo thoshte “Alo, alo”, pastaj ndonjëherë dhe të shante se ti nuk përgjigjeshe. Ne shkriheshim.

-Se kisha kujtuar për kaq shumë vite këtë episod, ma kujtove ti tani.

Rita PetroEdhe unë kam një kujtim shumë të bukur, na vinin në dezhurn dhe në gjimnaz, madje e kam përshkruar dhe te romani. Kur na binin 4 shoqet e ngushta që ishim bashkë, ose me siguri ndikonim që të ishim bashkë. Gjoja ne do ruanim godinën, por ndërkohë o na merrnin, o merrnim! Ishte vërtet shumë interesante, komshia ishte e vetmja në shkallën tonë që kishte në telefon. I kishim mërzitur, po një moment mu kujtua kur kisha në gojë fjalën “të dua” dhe nuk e thoja dot. Më në fund e thoja, e mbaja dorën përpara ‘të dua, të dua’. “Çfarë, çfarë?”, “të dua”.

(Të qeshura në studio)

Rita Petro: Po problemi i madh ishte që mund të ishe grindur, e hajde të zgjidhje problemin..

-Me njerëz, me publik se ata ishin me tamam publik./tvklan.al