Ndahet nga jeta Moikom Zeqo, shkrimtari dhe studiuesi i njohur!

Moikom Zeqo (Durrës, 3 qershor 1949-15 qershor 2020 Tiranë) kreu studimet e larta në degën e Gjuhë-Leterisisë në Tiranë. Fillimisht punoi si redaktor letrar në gazetën “Drita”. Më pas poezitë e tij diktohen për hermetizëm nga udhëheqja e Kohës, dhe dergohet që të punojë si mësues në Rrogozhinë. Për të vijuar më pas 1979-1987 punë në Muzeun Arkeologjik të Durrësit, e më tej si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë.Është autor i 100 librave, në poezi, prozë, eseistikë dhe publicistikë. Veprat e tij janë përkthyer më disa gjuhë të huaja, anglisht, esperanto, gjermanisht etj.

Poezia e Moikom Zeqos më së shumti është poezi e kërkimit dhe e enciklopedizmit se e frymëzimit rastësor. Kjo është arsyeja që poezia e shoqëroi atë gjatë gjithë jetës, prej viteve të rinisë deri në çastet e fundme të jetës.Moikom Zeqo s​hkroi shumë vepra studimore për autorët më të rëndësishëm të saj prej fillimeve deri në kohët moderne.

Me gjithë karakterin shumëpërmasësh të veprimtarisë së tij poetike dhe kërkimore, Moikom Zeqo gradën shkencore “doktor” e mbrojti në fushën e arkeologjisë, që përbën drejtimin e dytë shumë të rëndësishëm të ndihmesave të tij. Historiani Zeqo është vlerësuar me Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh” dhe “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Ndarja Mojkom Zeqos është një humbje e madhe për kulturën dhe botën e letrave shqipe, Ai do të mbetet një zë i veçantë dhe me vlera në fondin, identitetin dhe trashëgiminë e kulturës shqiptar.Moikom Zeqo la pas tre fëmijët e tij dhe bashkëshorten, arkeologen Lida Miraj. 

Amaneti i Moikom Zeqos ishte që të varrosej në Tiranë. Po ashtu, shkrimtari i mirënjohur ka kërkuar që homazhet për lamtumirën e fundit për të të mbahen në Muzeun Historik, ku ai ka qenë drejtues nga 1997 deri në vitin 2005. Ashtu siç ishte dëshira e tij, homazhet për Zeqon do të bëhen pikërisht te Muzeun Historik.

“Sindolls”, binjaket qe mahniten jurine e “The voice of Italy”!

Në këtë pjesë të parë do të kemi një lidhje nëpërmjet Skype me motrat binjake shqiptare në Itali të cilat vitin e kaluar mahnitën jurinë e “The Voice of Italy”. I kishim parashikuar që të kishim një intervistë në studio, mirëpo për shkak të situatës gjërat shkuan ndryshe dhe do t`i kemi nëpërmjet Skype nga shtëpia e tyre në Itali për të folur për përvojën e tyre në The Voice of Italy, karrierën e tyre muzikore si dhe këngën e tyre më të fundit “Fasho”. Lidhemi me grupin “Sindolls”, Ina dhe Serena Sinani.

“Sindolls” prezantojne videoklipin e tyre te ri!

Serena Sinani dhe Ina Sinani. Emrat e artit: J’adoll, I-doll. Dy motra binjake, 21 vjeç lindur në Monza të Italisë. Janë diplomuar në Administrim të Financave dhe Marketing dhe aktualisht studiojnë në Universitetin e Bergamos, Shkencat e Komunikimit.

 Prindërit e tyre janë shqiptarë dhe kanë jetuar në Itali për gati tridhjetë vjet. Janë nga Tirana.

Rreth moshes 10 vjeçare vendosën të marrim mësime në teorinë e kitarës dhe muzikës. Gjithashtu kemi marrë mësime për të kënduarit, por vetëm për një vit. Më pas publikonin cover në kanalin e tyre Youtube me këngë rap/trap.

“Sindolls” fjalë për fjalë do të thotë “kukulla të mëkatit”, por ato e zgjodhëm për të futur fjalën “kukull”, dhe “sin” qe janë inicialet e mbiemrit të tyre.

Ato janë të pavarura, për secilën kengë kanë idenë e tyre dhe pasi kanë beat-in, shkruajnë dhe punojnë në tekstin dhe melodinë e këngës.

Deri më tani kanë publikuar tre këngë pas përvojës në The Voice of Italy: “Scoop”, “Una real” dhe kënga e fundit e publikuar më 8 qershor është “Fasho”.

Përvoja në The Voice of Italy 2019: Vajzat shqiptare surprizuan me talentin e tyre publikun në sallë dhe anëtarët e jurisë së përbërë nga këngëtarët Gigi D’Alessio, Morgan, Gue Pequeno e Elettra Lamborghini. Pasi kaluan fazën e përzgjedhjes, kaluan edhe fazën e parë me 4 karrige të kthyera dhe shkuam te ekipi i Guè Pequenos, reperi historik në Itali. Per fat të keq u larguan në fazën e dytë të BEST SIX.