Ne pritje te embel per here te dyte, Greiss Petroviç rrefen emocionet.

Greiss Petroviç është në muajin e 7-të të shtatëzënisë. Gjinia e bebit është djalë. Greiss është nënë e një vajzë, 2 vjeç e 2 muajshe (26 muajshe). Vet, Greiss shtatëzëninë e dytë të saj e ka marrë vesht kur ishte 2-muajshe para pandemisë. Ishte e papritur për të por janë lumturuar pamasë. Në festën e 2-vjetorit të ditëlindjes së vajzës së saj, Emel, u kuptua nga fotot që Greiss ishte shtatëzënë. Në atë kohë ajo ishte 5-muajshe.

Mitet për shtatëzaninë janë nga më të ndryshme. Disa thonë që shtatëzënia e parë me atë të dytë ndryshon. Mirëpo për Greiss ka qenë pothuajse identike. (Kemi një foto për krahasim në muajin e 7-të të shtatëzënisë)

Pushimet bashkë me familjen Greiss i ka kaluar në jug dhe kanë zgjatur plot 2 muaj. Kanë rënë shpesh herë në sy fotot e saj në det si shtatëzënë por edhe me vajzën.

Te pushosh per 9 dite ne Jug me vetem 200 mije leke te vjetra.

Osman Stafa, gazetar sjell mesazhin për pushimet verore në jug të Shqipërisë. Në jug të Shqipërisë jo domosdoshmërisht mund të shpenzosh shumë para. Një eksperiencë ndryshe që ngjason me një sfidë. Ai i kaloi pushimet e tij prej 9 ditësh me vetëm 200 mijë lekë të vjetra dhe ja doli më së miri.Kjo ishte hera e parë që Osmani fle 9 netë në çadër gjatë pushimeve verore. 4 netë ka qenë maksimumi që ai ka fjetur në çadër.

“Tirana vjen tek ti”/ Muzeu levizes brenda nje kamioni.

“Tirana vjen tek ti” quhet Muzeu lëvizës i Tiranës i cili strehon në miniaturë rrugëtimin dhe kujtesën e një qyteti që përgjatë një shekulli u shndërrua në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve. Kjo është hera e parë që bëhet një muze lëvizës i Tiranës, i cili duke filluar që sot (data 15 shtator) do të qëndroj në Tiranë më pas do të udhëtoj në Prizren (16 shtator), në Gjakovë (17 shtator), Pejë (18 shtator), Prishtinë (19 shtator) e më pas në 20 shtator në Preshevë ku Bashkia e Tiranës po financon një kënd lojrash për fëmijë në një shesh ku Presheva do tja vendos emrin Tirana. Dmth do të jetë nga data 15 deri më 20 shtator.

Në mes të kamionit muze është një ekran led ku prezantohen të gjitha atraksionet turistike në Tiranë.Kamioni është i rrethuar me foto të maleve që e qarkojnë plot hijeshi, në brendësi të këtij Muzeu pulson jeta e kryeqytetit, rikrijuar përmes etapave kryesore të historisë së tij, nga shpallja e pavarësisë së vet më 26 nëntor të vitit 1912, shpallja kryeqytet i Shqipërisë më 1920 e deri në bashkohësinë tonë.

Një pjesë e vogël e traditës së Tiranës është vendosur në pjesën e jashtme të muzeut, me veshjet etnografike, sofrën tiranase dhe bujarinë e mikpritjen e pakushtëzuar që Tirana di t’ia dhurojë kujtdo.