Barbana Dini – Këngëtare

Dashamir Dini – Poet, gazetar

Ajo është një këngëtare e dashur për publikun, për zërin dhe shpirtin artistik që ka. Pak kohë më parë Barbana Dini ishte në studion e Rudina Magjistarit në Tv Klan për të prezantuar këngën e saj të re “Libri Dashnis” duke u rikthyer pas 5 vitesh me një videoklip të ri.

Por po atë ditë, në emisionin “Rudina”, ajo lajmëroi që në ditën e lindjes së vëllait të saj, Ergi Dini, do të nxjerrë një këngë të lënë përgjysëm nga ai, e cila ishte menduar që të ishte bashkëpunim me të motrën.

Pas 3 vitesh, Barbana Dini e ka përmbushur amanetin e vëllait te saj, duke bërë të mundur që sot në ditën e lindjes së tij të prezantojë këngën në bashkëpunim me vëllain e saj të ndjerë. Sot, në studion e emisionit “Rudina”, ishte e shoqëruar nga heroi i saj, siç ajo e konsideron të atin, z.Dashamir Dini.

Dhimbjen dhe mungesën e Ergit, Dashamir Dini ka vendosur ta hedhë në letër. Ai ka shkruar një poezi për të dhe çdo fjalë e saj është dhimbje shpirti.

“Poezia është një mënyrë komunikimi shumë e veçantë por që të shkarkon shpirtin dhe vepron më mirë se proza dhe çdo zhaner tjetër për të transmetuar atë që ndjen. Sepse figuracioni i pasuron mundësitë dhe mjetet shprehëse janë më të gjera në poezi. Unë kam shkruar shumë poezi, por që nga ikja e tij unë nuk kam shkruar më poezi vetëm prej Ergit. Shkruaj vetëm njëherë në vit për ditëlindjen e tij ose momentin e ndarjes. Është e njëjta gjë që më frymëzon, në kuptimin e asaj që të shkarkoj diçka dhe me e mbajt marrëdhënien me të”.

Olga Kalimera – Dekoruse

Rajna Kovaçi – Publiciste