Parashikimi i fiseve Maja per fundin e botes, a duhet t’i besojme.

Sot në emisioni “Rudina” në TV Klan është folur për për një temë që ka bërë xhiron e mediave sociale. “Bota do të shkatërrohet vetëm pak ditë para Krishtlindjes, sipas një teorie konspirative. Teoricienët dikur ishin të bindur se bota do të përfundonte në 21 dhjetor të 2012-ës, por sipas kësaj teorie të re, leximi i kalendarit Maya ishte i pasaktë, dhe fundi do të jetë më 21 dhjetor 2020.

Për të diskutuar për këtë teori konspirative në studio kanë qenë të ftuar producentja e A2 CNN Etelina Nikolla, ajo është redaktore e disa librave që flasin për fundin e botës, Sazan Guri ambientalist dhe Altin Bogdani, eksperti i paranormales dhe i teorive konspirative.

Në fillim të emisionit eksperti i teorive konspirative u shpreh se nuk e beson koronavirusin, nuk ka as frikë, madje ai është edhe kundër mbajtjes së maskave.

Rudina Magjistari: Altin mirë se erdhët, nga larg, nga larg apo ti nuk beson tek pandemia, i afrohesh pa pikë problem.

Altin Bogdani: Pa pikë problem.

Rudina Magjistari: Seriozisht e ke, të lejojnë, sepse unë nuk të lë të më afrohesh.

Altin Bogdani: Nëse do jetë virusi, nga distance që jemi ne do e kishe marrë atë nëse do ekzistonte.

Rudina Magjistari: Do të thotë që keni pasur shumë kontakte dhe nuk jeni ruajtur këtë periudhë.

Altin Bogdani: Të paktën me 10 mijë-12 mijë njerëz.

Rudina Magjistari: Maskën e mbani?

Altin Bogdani: Sot u detyrova ta bleja sepse isha i ftuar në një media tjetër dhe nuk më lejonin të futesha në media.

Rudina Magjistari: Me shumë të drejtë.

Altin Bogdani: Jo më erdhi inat në fakt sepse ata duhet të ma kishin paguar maskën sepse mirë që isha në emision i ftuar, por të shkoja edhe me shpenzimet e mia?

Rudina Magjistari: Maska është për të mbrojtur dhe të tjerët, është edhe një gjest qytetarie.

Altin Bogdani: Jo unë jam kundër maskave. /tvklan.al

Megatek/ “Shkruaji Babagjyshit online”.

Kemi mberritur ne hapsiren dedikuar Babagjyshit Online. 

Mijwra letra kanw mbwrritur Permes platformes Shkruaji Babagjyshit Online ne www.megateksa.com femijet e ndihmuar nga prinderit mund ti shkruajne Babagjyshit letren e tyre dhe te qendrojne ne pritje per marrjen e dhurates…

Nderkohe, dhuratat tashme kane filluar te shperndahen…Babagjyshi Megatek  dhe ekipi itij I elfëve postarë po kalojnë ditë shumë të ngarkuara pune, por edhe duke bere te lumtur shume femije…

Shohim se cfare po ndodh me  Babagjyshi Online te Megatek…

Elton Ilirjani themelon fondacionin “Dignity Global” ne New York.

Elton Ilirjani është një prej personazheve më të komentuar në vendin tonë. Edhe pse jeton në New York ku ka edhe disa kompani të tijat, Ilirjani është bërë shpeshherë subjekt i lajmeve të ndryshme të mediave rozë. Së fundmi kanë qenë fotot provokuese që ai ka ngarkuar në rrjetet sociale.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Amerika, Ilirjani tregoi arsyen se pse i ka publikuaar këto foto. Ai i ktheu përgjigje njerëzve duke thënë se nuk është eskortë, por një person i arrirë. Ndër të tjera, Ilirjani rrëfeu se fotot e kanë futur në telashe me partnerin.

Ky i fundit nuk ka qenë dakord me zgjedhjen e Elton Ilirjanit. Sipërmarrësi tha se nuk do ta bëjë më një gjë të tillë.

Rudina Magjistari: Ka disa kohë në fakt, ku ti shfaqesh me shumë foto ngacmuese dhe provokuese në Instagram. Kush është qëllimi i daljes shumë zhveshur në këto fotografi?

Elton Ilirjani: Fotot kanë qenë thjesht për të transmetuar mesazhin që edhe personat LGBT mund të duken mirë, sepse ishte krijuar përshtypja që personat LGBT janë të shëmtuar, janë fundi i shoqërisë, janë të neveritshëm, janë të sëmurë, janë punonjës seksi. Dhe kjo gjë mua më shqetësonte sepse ndryshe nga mentaliteti që është në botë që personat LGBT janë pjesë e bukur e shoqërisë dhe janë njerëz të arrirë, të suksesshëm, kanë karrierën e tyre. Kështu që unë doja të sillja një mesazh. E di që kishte një kosto shumë të madhe për mua personalisht sepse njerëzit do të mendonin se jam çmendur, që e bëj këtë për famë. Kam dëgjuar shumë që Eltoni e bën këtë se është një eskortë, por unë jam 40 vjeç, jam një njeri i arritur. Unë kam një biznes në 10 shtete tashmë, kam 23 kompani, 3 fondacione, pra unë këtë e bëja për t’i ardhur në ndihmë komunitetit siç mund ta bëjnë shumë persona të njohur në këtë botë.

Rudina Magjistari: Partneri yt të ka mbështetur në këtë projekt, nëse do ta quajmë projekt?

Elton Ilirjani: Partneri im në fund me lëvizjen Nobody Straight, me fotot gjysmë të zhveshura ka qenë totalisht kundër. Atij nuk i ka pëlqyer aspak. Ai të themi hapur është personalisht i lidhur me mua, ka emocion. Kështu që patjetër nuk i pëlqen dhe unë e kuptoj. Unë s’i thashë që kishte kosto, më solli disa probleme me atë. Ai më kupton tashmë, nuk do t’i bëj më ato, jo vetëm prej atij, por sepse misioni im mbaroi./tvklan.al