Të ftuar:

Eneda Tarifa – Kengetare

Ajo është një ndër këngëtaret shqiptare me karrierë mjaft të gjatë. Me një zë të bukur, energjike, e me një buzëqeshje të ëmbël, Eneda Tarifa ka ditur gjithmonë të jetë afër publikut dhe të meritojë duartroktitjet e tij.

Sot këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të treguar më shumë rreth projektit të saj më të fundit muzikor. “Nuk ia vlen” titullohet kënga më e re e Tarifës. Ajo tregoi se kënga është shkruar nga Fifi dhe se fabula e saj është dashuria dhe forca për të kaluar në një fazë tjetër.

“Unë kam rreth një vit e gjysmë që punoj me një grup fantastik muzikantësh, të cilët shpeshherë krijojnë dhe kompozojnë. Pjesë e grupit është edhe Fifi, e cila kishte punuar përpara 2 vitesh një këngë me kitaristin e grupit. E dëgjova, më pëlqeu menjëherë sepse na përfshinë të gjithëve.

Është një këngë e ndjerë dashurie. Fabula është dashuria dhe forca për të kaluar në një fazë tjetër. Tekstin e ka bërë Fifi dhe nuk ka të bëjë me mua, nuk është personal. Është baladë, e cila është punuar dhe kënduar ndryshe nga unë. “Nuk ia vlen” është këngë që më përfaqëson, nuk është devijim. Xhirimet e klipit kanë zgjatur 5 ditë. Kam bërë rrugë të gjata dhe është e vështirë të ecësh bukur kur ke gurë përpara”, tha këngëtarja.

Besarta Taçi – Psikoseksologe

Tema e seksualitetit në adoleshencë është një argument shumë delikat, por tepër i rëndësishëm për vetë identitetin e të miturit.

Adoleshentët kanë nevojë të kenë informacionet e duhura mbi këtë temë, sepse në këtë periudhë eksplorojnë potencialin e tyre mashkullor apo femëror brenda rrethit shoqëror apo në marrëdhëniet me tjetrin.

Por a komunikojnë prindërit me fëmijët lidhur me këtë temë? Në një intervistë të realizuar nga emisioni “Rudina” në Tv Klan shumë të rinj deklarojnë se temat e seksit vijojnë të jenë tabu në familjet shqiptare.

Sipas statistikave ndërkombëtare, website-t pornografike shikohen më shpesh se Netflix, Amazon dhe Twitter të marra sëbashku. Shumë prej shikuesve të këtyre videove janë adoleshendë, një pjesë e të cilëve i përkasin moshës 9-11 vjeç.

Organizata botërore e shëndetit i bën thirrje prindërve e mësuesve të mos evitojnë argumentet e seksualitetit në moshën e adoleshencës.

Psikoseksologia Besarta Taçi gjatë emisionit tha se komunikimi mbi seksualitetin nuk duhet të presë moshën e adoleshencës, por duhet të fillojë më herët.

“Shpesh prindërit kanë ndjesinë e një lloj delegimi, meqë kudo flitet për seksualitetin sipas tyre do të jetë shkolla apo jeta që do t’i mësojë. Komunikimi mbi seksualitetin nuk duhet të presë moshën e adoleshencës. Seksualiteti është diçka më e gjërë që prek të gjitha aspektet e jetës. Një lloj komunikimi drejt respektit të trupit e drejt higjenës duhet të fillojë që në moshën 3-4 vjeçare. Është një moshë kur fëmijët, fillojnë bëjnë pyetje të tipit: Si vijmë ne në jetë apo pse mami me babin puthen në buzë?

Kur ndihmojmë fëmijën me higjenën e trupit, ai fëmijë ka nevojë edhe për një lloj gjuhe. Për identitetin seksual është e rëndësishme që fëmijët të marrin përgjigje nga të dy prindërit”, tha psikologia.

Albert Dumani – Drejtor i Programacionit ne Tv Klan