Mode Vere 2020/ Ja çfare sugjerojne blogeret!

Në pjesën e parë të emisionit do të kemi të ftuara 3 fashion-blogere të cilat do të na tregojnë veshjen  me tendencat më të fundit të modës për verën 2020. Do të flasim për trendet, ngjyrat dhe format  e veshjeve dhe aksesorëve të plazhit për verën e vitit 2020. Fashion-blogeret e njohura shqiptare do të ndajnë sugjerimet e tyre lidhur me tendencat e fundit, duke iu përshtatur edhe stilit që ato vetë ndjekin.

Në studio: Anxhelina Kotorri, Odeta Banushaj, Sarah Berisha  

Disa nga trendet që priten të jenë për verën 2020 janë sandalet, rripat e te cilave jane te lidhura mbi pantallona; Mengë të gjera, kombinimi I Cizmeve dhe  fustaneve, Kapele në formë kove ne ngjyre pastel, Gjerdane te gjere….Ngjyrat që priten të donimojnë më shumë janë ngjyrat pastel, ndërkohë që shohim se motivet floreale vijojnë të jenë edhe këtë vit.

Rrezet e Diellit/ Si ndikojne fizikisht dhe psikologjikisht!

Në pjesën e dytë të emisionit do të fokusohemi tek Vitamina D. Kënaqësia që të falin rrezet e diellit është padyshim  ilaç për shpirtin dhe për trupin. Fatmirësisht vendi ynë renditet tek vendet me më shumë diell, madje kryeqyteti renditet në dhjetë vendet më me diell në Evropë. Por cilat janë këshillat dhe sugjerimet lidhur më përftimet e saj, sidomos në stinën e verës? 

Ne do të kemi të ftuar në studio: Arjana Rreli, mjeke psikiatre në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor numër 3 në Tiranë

Vitaminat dhe suplementet luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqënien e shëndëtit tonë. Ato mund të merren përmes ushqimeve që i mbartin, por jo vetëm.

Një prej vitaminave më të rëndësishme për shëndetin tonë është edhe vitamina D.

Ky rrezatim  ndihmon trupin të prodhojë vitaminën D në trupin e njeriut.

Përveç përfitimeve shëndetësore Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e adrenalinës, noradrenalinës dhe dopaminës në tru përmes receptorëve të tyre për Vitaminën D të vendosur në korteksin e gjëndrave mbiveshkore, si dhe efekti mbrojtës kundër rënies së serotoninës dhe dopaminës.

E njohur gjithashtu si vitamina rreze ‘dielli’, ndihmon që trurin të prodhojë hormone antidepressant siç janë serotoni dhe oksitocina, që ndikojnë në rritjen e humorit me të paktën 30 përqind.

Kryeqyteti shqiptar i Tiranës renditet në dhjetë vendet më me diell në Evropë me gjithsej 2.544 orë diell. Lista përfshin kryeqytete dhe qytete me një popullsi metropolitane prej mbi një milion njerëz. Sipas listës së hartuar nga Sleepopolis, vendi më i diell në Evropë është kryeqyteti i Maltës, Valletta me 2.957 orë diell.

Te pijme sa me shume uje gjate veres!

Në këtë pjesë të tretë të programit do flasim për një temë shumë të rëndësishmë që ka lidhje më shëndetin tonë. Siç është ujë që në kosumojmë cdo ditë. Sidomos gjatë stinës së verës rekomandohet që të konsumohet më tepër. Përse duhet të pimë sa më shumë ujë në verë.  Por për të folur më gjerësisht ne kemi në studio: Enkeleida Ferrolloari, nutricioniste

Uji  është një nga elementët kryesorë që na nëvojitet për funksionimin e organeve tona jetësore.Trupi ynë përbëhet nga 55 deri në 75% ujë,  arsye kjo se përse kemi nevojë të konsumojmë rreth 2 litra  në ditë, në mënyrë që të kompensohet sasia e tij që del nga organizmi ynë.

Uji na ndihmon që nga trupi të nxjerrim produktet e panevojshme të metabolizmit të yndyrnave. Ky proces ka shumë rëndësi te personat që duan të humbin peshë.

Nëse organizmit i mungon uji, kjo reflektohet në funksionimin e të gjitha organeve dhe personi që nuk është I hidratuar ndjen lodhje, dhembje koke, marrjemensh etje, ngërçe në muskuj etj.

Pirja e një sasie të mjaftueshme uji  ndihmon shumë edhe në shëndetin e lëkurës tonë, nëse duam që ajo të duket e re dhe e freskët.

Por a rritet kjo nevojë për ujë gjatë stinës së nxehtë të verës? Cilat janë arsyet që na çojnë të kërkojmë të jemi gjithnjë të hidratuar gjatë kësaj periudhe të nxehtë?