Ledi Vokshi, kengetarja nga Durresi rrefen jeten ne New York si motivuese biznesi.

E ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë një këngëtare nga Durrësi, e cila prej vitesh ka ndërtuar jetën e saj në SHBA. Mjafton të përmendim këngën “Çuna si ty Durrësi ka plot” dhe me siguri do të bëni lidhjen. Ajo ka spikatur gjithmonë për daljet e saj në skenë seksuale dhe hera herës edhe provokuese. Sot ajo është mami e dy djemve dhe njihet jo vetëm si këngëtare por edhe si një business ëoman dhe një influencuese në rrjetet sociale. Ajo është Ledi Vokshi, vajza me shumë stil nga qyteti i Durrësit e cila për herë të parë ka bërë një intervistë ekskluzive pasi është bërë nënë.

Ledi ka treguar gjatë emisionit se është larguar në Shqipëria sepse babai i saj ishte i persekutuar dhe me ndihmën e xhaxhait arriti të zhvendosej në Amerinë.

Rudina Magjistari: Si ndodhi që ike në SHBA?

Ledi Vokshi: Me azil politik nëpërmjet babit. Babi ka qenë i presekutuar këtu , xhaxhai është arrastisur jashtë dhe babai është persekutuar. Pas 25 viteve xhaxhai ka pasur kontakt me babain dhe e ka marrë atje, po ashtu na ka tërhequr dhe ne.

Rudina Magjistari: T’i e kishe ëndërr që të shkoje në SHBA?

Ledi Vokshi: Isha e vogël, nuk e dija se çfarë ishte Amerika.  Si Shqipëria nuk ka sidomos për ne që jemi jashtë shtetit, por unë kam krijuar jetën time atje, shkollën, ka shumë mundësi të mëdha, e kam ndërtuar jetën atje, jo se nuk e dua Shqipërinë, por që të vish këtu duhet ta fillosh nga A-ja. Kam tentuar disa herë me muzikën për të ardhur këtu, për të investuar, por nuk e njoh shumë tregun dhe nuk kam shumë njohje.  

Ledi gjithashtu ka rrëfyer si u njoh me bashkëshortin e saj nga Republika Domenikane me të cilin ka krijuar një familje shumë të lumtur. Para 5 vitesh ajo ka udhëtuar drejt Republikës Domenikane me një kushëririn e saj dhe në një disko, bashkëshorti aktual i kërkoi të vallëzonin. Ajo shprehet se ishte dashuri me shikim të parë dhe pas disa muajsh ai vendosi të zhvendosej në Neë York për të krijuar një jetë të re me Ledin. /tvklan.al

Pranvere 2021: Tendencat per ngjyrat dhe modelet e flokeve.

Në pjesën e dytë të emisionit do të kemi të ftuar një mik të programit, i cili shpesh na vjen në ndihmë me këshillat e tij lidhur me të bukurën dhe flokët. Këtë herë “Hair Styling & Make Up Artisti”, Eni Xhixho vjen për të na folur pak për tendencën e ngjyrave të flokëve në stinën e pranverës, çfarë trendesh sugjerojnë stilistët e njohur, do të na zbulojë më shumë në studio, Eni XHixho.

Shenjat e horoskopit qe do te bejne me shume para gjate 2021-shit.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë astrologia Meri Shehu e cila ka treguar se cilat janë shenjat astrologjie qe tentojnë të bëjnë shumë para ose që riskojnë dhe janë të privilegjuar nga natyra e tyre.

“Një nga shenjat e privilegjuara që bëjnë shumë para janë Akrepët. Të bërit para e shikojnë si mënyrë ekzistence, jo si mënyre shijimi, as ekspozimi as si mënyrë biznesi. E shohin që kjo duhet të ndodhë sepse po nuk ndodhi, unë nuk ekzistoj. Prandaj janë njerëzit që bëjnë para me shumicë, tentojnë të bëjnë kompani dhe shoqëri të fuqishme, por edhe në çdo punë që bëjnë, janë perfeksionistë që kështu marrin gjithmonë atë shpërblimin ekonomik. Nuk bëjnë punë të sipërfaqshme, për shembull mund të jenë mjekë shumë të kujdesshëm, drejtorë shumë të rëndësishëm. Janë njerëz që arrijnë një lloj tendence të fuqishme.

Përveç tyre janë Demët, unë mendoj që Akrepët e marrin frymëzimin nga Demët për t’u shëndoshur më shumë sesa duhet sepse e krijojnë atë bazën e vetë, por marrin fryrje edhe nga Demët. Demët krijojnë para por nuk janë kaq të shquar sa Akrepët. Merren me toka, me banka, me art, me gatim por gjithsesi krijojnë bazën e tyre ushqimore dhe monetare.

Të fortë janë dhe Dashët ku me ngjyrat, shpërthimin dhe me natyrën e vetë ekspresive dhe kavaliere e ka shumë të nevojshme ekspozimin ekonomik. Në kuptimin që unë kam para për t’i treguar.

Luani është një nga shenjat më dominonte, potente që bie në sy dhe pëlqen të blejë gjëra të shtrenjta. Për shembull Luani nuk kënaqet me një gjë të mesme ose me një jetë mesatare. Nëse do shkonte të blinte diçka, ajo do ishte patjetër firmato me shumë vlera etj.  Janë edhe shenjat e tjera inteligjente, Ujori dhe Peshorja që bëjnë para patjetër”, është shprehur Meri Shehu. /tvklan.al