Ne lidhje me çiftin Laura dhe Rezear Xhaxhiu nga shtepia e tyre!

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte çifti i njohur i medias, Laura dhe Rezear Xhaxhiu. Laura është e vetmja Face Yoga Coach në Shqipëri. Ajo ka përgatitur programe, por dhe trajnime për të stimuluar 57 muskujt, të cilat mbajnë të gjitha pjesët e fytyrës tonë.

Prej më shumë se 30 vitesh është e martuar me gazetarin, Rezear Xhaxhiu dhe kanë një vajzë që jeton në Paris, Loris.

Laura Xhaxhiu u shpreh se kjo periudhë për të ka ndikuar pozitivisht sepse i ka dhënë mundësinë të merret më shumë më biznesin e Face Yoga dhe përpiqet ta shohë sa më pozitivisht këtë situatë. Por bashkëshorti i saj, Rezear nuk është dakord, pasi sipas tij kjo situatë ka prishur ekulibrat me jetën e përditshme.

Laura Xhaxhiu: Mundohem ta kaloj këtë periudhë sikur s’ka ndodhur gjë, pavarësisht se hija e tensionit dhe stresi na vërtitet të gjithëve. Por dua të them që fakti që jemi me njerëzit e shtëpisë, fakti që jemi me njerëzit e dashur dhe që s’na mungon asgjë brenda, jemi shumë mirë.

Rezear Xhaxhiu: Nuk jam shumë dakord, me këtë rozën që po e ngjyen Laura këtë historinë sepse për hir të së vërtetës na ka prishur shumë ekulibra. Na ka prishur ekulibra personale, të raportit me jetën e perditshme por edhe të raporteve të tjetra.

Laura Xhaxhiu: Nuk ishte rozë, nuk ishte ngjyrë kjo e imja. Shiko një sekondë, kjo gjëja ime ishte ta shikosh gjënë në mënyrë pozitive.

Rezear Xhaxhiu: Mirë dakord po…

Laura Xhaxhiu: Thjesht kaq!

Rudina Magjistari: Një yogiste e vërtetë!

Rezear Xhaxhiu: tregoj ca sekrete tani!

Laura Xhaxhiu: Sekretet e mia?

Rezear Xhaxhiu: Sepse është gjithë kohës ka ndezur gjithë motorët dhe shyqyr që jam thotë 24 orë në shtëpi, për të rikuperuar kohën e kaluar që e ndante midis zyrës dhe aktiviteteve.

Laura Xhaxhiu: Me thënë të drejtën, mua perosnalisht nga njëra anë më ka ardhur mbarë sepse me dy aktivitete që kam unë dhe të punosh çdo ditë në zyrë nga 8 orë dhe të vazhdosh të punosh për një biznes privat gjatë ditës, nuk të dalin 24 orë. Kështu që për shkak të një pjesë të madhe të aktiviteteve të stopuara, i bie që tani që jam në shtëpi, punoj me kapacitet të plotë për gjithë pjesën e biznesit të Face Yoga. Ka shumë punë për të bërë, ka shumë punë parapërgatitore./tvklan.al

Ledia Sulaj dhe Arjana Rreli flet per problemet e ankthit dhe depresionit!

Në një lidhje në Skype për programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte mjekja psikiatre Arjana Rreli. Ajo u ndal tek problemet e ankthit dhe depresionit si rezultat i izolimit në shtëpi.

Rreli u shpreh se  ky virus na gjetiu komplet të papërgatitur për situatën si fizikisht, ashtu edhe nga ana psikologjike.

Me tej, mjekja psikiatre tregon se erdhi menjëherë pas situatës traumatike siç ishte ajo e tërmetit, ku mekanizmat tanë mbrojtës sapo kishin filluar të merrnin veten.

Arjana Rreli: Në fakt problematika e shëndetit mendor ka kohë që thuhen që në vitin 2020 do dalin në plan të parë. Mesa duket ky sulmi virusal e konfirmoi më së shumti, erdhi në mënyrë të papritur, edhe me sa enigëm ky virus ishte mbështjellë, duke na gjetur komplet të papërgatitur për situatën si fizikisht, por edhe nga ana psikologjike. Gjithpërfshirja bëri që të amplifikohet shumë edhe ankthi sepse është ndryshe kur frika është e kufizuar në vend, ose në persona dhe tjetër është kur bëhet mbarëbotërore. Nga ana tjetër, të mos harrojmë që ne shqiptarët na gjeti edhe gjysëm të gatshëm për faktin që dolëm nga një situatë traumatike, siç ishte ajo e tërmetit dhe që mekanizmat tonë të mbrojtjes sapo kishin filluar të merrnin veten si me thënë dhe kjo erdhi dhe rrëzoi dhe njëherë çka ne po ndërtonim në mirëqënien tonë emocionale./tvklan.al

Ne lidhje skype me familjen Brinja nga Saranda!

Zamir Brinja dhe bashkëshortja e tij Pranvera Brinja.  Janë nga qyteti I Sarandës. Ata punojnë bashkë nëQëndrën Kulturore Sarandë. Zamir Brinja është violinist , ndersa bashkëshortja e tij aktore, por preferon dhe këngën. Zamir Brinja merret me mësimdhënien e violinës. Ata kanë dy fëmijë, të cilët jetojnë njëri në Amerikë dhe tjetri ne Vienë.