Historia ime/Pas 47 vitesh takova per here te pare babin tim sirian!

Në këtë pjesë të parë do të sjellim një histori jete, nga ato histori që vështirë të rrëfehen por i kemi parë deri më dje vetëm nëpër filma. Historia e jetës së një vajze që nis që në kohët e komunizmit dhe që për shkak të regjimit ajo rritet pa baba, ndonëse ai jetonte në një shtet tjetër. Pas 47 vitesh ajo arriti ta gjejë dhe ta takoj babain e vërtet, i cili është një doktor sirian. Të gjithë historinë e saj të jetës, peripecitë që ka kaluar që në fëmijëri e më pas, Dolores Koçi, gruaja e ish-ambasadorit në Austri i ka shkruar duke publikuar në librin e saj të parë “E vërteta e heshtur”. Do të vijë sot për të na rrëfyer këtë histori, Dolores Koçi.

“Shqiperia nga shtepia”, konkursi per te promovuar bukurite e vendit tone!

Në këtë pjesë të dytë do të flasim për një nismë shumë interesante në promovimin e Shqipërisë në fushën e turizmit. Nisma “Shqipëria nga shtëpia” ideuar nga zv. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi në bashkëpunim me drejtoren e revistës Bordo, Ilda Lumani bëri që rreth 1000 foto të bëheshin pjesë e një konkursi nga qytetarë të shumtë, të cilët promovonin destinacionet më të bukura në vendin tonë. Ne do të kemi të ftuar zv. Ministres e Turizmit, Ornela Çuçi dhe protagonisten e fotografisë që ka marrë çmimin e parë, prima balerinën e TKOB-së, Ledia Sulaj.

Destinacionet me te bukura shqiptare, propozuar ne “Shqiperia nga shtepia”!

Konkursi “Shqipëria nga Shtëpia”, organizuar nga Orenala Çuçi, zv. Ministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe gazetarja Ilda Lumani (njëherësh Drejtore e Revistës BORDO). Konkursi nisi më 18 Maj dhe u zhvillua për 2 javë në faqen e instagramit të gazetares Lumani, ku të gjithë mund të dërgonin fotografi nga vendet që kishin vizituar Shqipërinë, duke u bërë kështu një guidë për verën e truzmin në vendin tonë. Mbi 1000 foto u publikuan ditë pas dite në këtë konkurs që u bë shumë shpejt viral, dhe në fund të tij u shpallën 6 fotografitë më të mira, të cilat përfituan fundjava dhuratë në disa prej hoteleve në vend, në Golem, Vlorë, Gjirokastër dhe Sarandë. Një fotografi me protagoniste prima balerinën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ledia Sulajn, në zonën e Dajtit u shpall fituese e konkursit “Shqipëria nga Shtëpia”.