Rudina – Emisioni 16 shtator 2019

Rudina – Emisioni 16 shtator 2019

19:43 16/09/2019

Maria Prifti – Soprano

Gëzim Meta – Piktor

Një histori e bukur dashurie është kurorëzuar vetëm para disa ditësh në martesë, duke u cilësuar një nga dasmat përrallore të showbizit.

Bëhet fjalë pikërisht për dasmën e sopranos Maria Prifti dhe partnerit të saj, Gëzim Meta. Maria është edhe vajza e këngëtarit korçar, Stefi Prifti dhe sot sëbashku me bashkëshortin e saj ishin të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të treguar më shumë detaje rreth ceremonisë dhe historisë së tyre të dashurisë.

“Dasma shkoi më bukur se ç’e prisnim. E kishim me shumë emocion sepse është një ditë e rëndësishme, por unë sidomos kam qenë çdo ditë e stresuar sepse Gëzimi ka qenë më ndryshe. Ia kam nxirë jetën Gëzimit gjatë përgatitjeve të dasmës, që në 9-të të mëngjesit deri në darkë isha duke thënë vetëm: “O bo bo, o bo bo”. Unë jam pak tip që stresohem, por doja që gjithçka të ishte perfekte. Ne zgjodhëm datën 09.09.2019 për dasmën tonë sepse përveçse jemi pak supersticiozë donim të kishim të gjithë miqtë tanë në këtë event të rëndësishëm, të cilët në fundjava janë të zënë. Unë doja patjetër që dasmën ta drejtonte Aurela sepse e kam shumë përzemër dhe e dua shumë. Njërin prej fustaneve ma ka bërë dhuratë Enada At Nikolla. Gjatë dasmës unë i kisha buzët ngjyrë nudë dhe Enada më kërkoi që me fustanin e saj të bëj patjetër buzët e kuqe. Por unë nuk kisha marrë asnjë të kuq buzësh me vete, as grimierja nuk kishte marrë dhe dërgova shoqet të gjenin të kuq buzësh tek të ftuarit. Pasi pyetën disa e gjetën më në fund”, tha Maria.

“Ne jemi të dy detajistë dhe kemi dashur që gjithçka të ishte perfekte. Fatmirësisht dasma doli edhe më mirë nga ç’e kishim parashikuar falë mbështetjes së të afërmve, familjarëve dhe miqve tanë. Ne të dy jemi të apasionuar pas galaktikës dhe dekori në dasmën tonë është bazuar mbi këtë pasion”, tha Meta./tvklan.al

Erinda Çaushi – Përgjegjëse e sektorit të komunikimit në Bankën e Shqipërisë

Ervin Sahatçiu – Zëvendësdrejtor i Departamentit të Emisionit në Bankën e
Shqipërisë

Albert Dumani – Drejtor i programacionit në TV KLAN

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT