Rrefimi i ndjere i Balina Bodinakut per jeten e saj.

Ditën e sotme do t’a nisim më një ngjarje mjaft të bukur. Teatri i Operas dhe Asamblit Popullor dje mbrëma hapi dyert pas rreth pesë vitesh pas një rikonstruksioni që nga vitit 2017, duke sjellë në Tirane dy kolosët e skenës operistike botërore, Ermonela Jaho dhe Placido Domingo, të cilët bënë dhe përurimin e tij. Në një natë gala ku u performuan pjesë operistike shqiptare dhe të huaja, Teatri hyri në një epoke të re. Për të shijuar pak nga magjia që u krijua dje mbrëma, ndjekim materialin…

Ergida, vajza 8-vjeçare qe enderron te behet aktore.

Këtë pjesë të programit do t’iua dedikojmë fëmijëve. Pikërisht atyre që janë burimi i gëzimit dhe energjisë për të gjithë ne., ndaj edhe ne do ti kushtojmë hapsirë në programin tonë herë pas herë fëmijëve të talentuar. Nëse ata dinë të gatuajnë, të këndojnë, të kërcejnë, apo kanë shpikur diçka fantastike, ne duam ta shohim. Na dërgoni një video, ku fëmija juaj shfaq aftësitë e tij të veçanta në adresën e Instagramit, Rudina Magjistari dhe do të jetë pjesë e programit tonë.

Këtë rubrike po e fillojme me një vajze të vogël e cila është e pasionuar pas aktrimit dhe në kohën e lirë ajo bën video shumë të bukura.

“Beauty fair Albania”, rikthehet panairi me i madh i bukurise ne Shqiperi.

Industria e bukurisë me produktet, detajet, modelet dhe gjithçka që ofron mbetet gjithmonë një fushë joshëse për shoqërinë. ‘Beauty fair Albania’, panairi më i madh I bukurisë në Shqipëri, rikthehet në vëmendje me edicionin e tij të dytë. 17, 18, 19 Shtator do të jenë datat kur do të mbahet ky panair për të gjithë adhuruesit e sferës së pafundme të bukurisë.