Marigona Përvetica – E apasionuar pas modes e kinemase

E ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan ishte Marigona Përvetica. 25-vjeçarja nga Kosova dhe është e apasionuar pas të bukurës dhe modës. Ajo që e bën speciale Marigonën është se ka lindur me nanizëm. Në program, ajo ka folur për pasionet e saj sepse përveç modeling-ut dhe aktrimit, ajo pëlqen edhe sportin.

Palestra ka qenë një hob i imi. Nuk e di pse por kur kam parë video që krejt femrat me gjatësi të madhe kanë shkuar aty, pse mos shkoj dhe unë, të kem dhe unë unë frymëzim prej një femre që shkon në palestër. Kur kam filuar ka qenë një turp për mua sepse nuk e di… Në jetën time kam patur motivimin që do ja dal gjithçka që ja kam premtuar vetes. Kur i kam parë ushtrimet kam menduar a do ja dal apo jo. Edhe ajo më ka turpëruar a do e bëja ushtrimin që ma dha tranjeri”.

Marigona ka marrë pjesë në filmin “Salon”, i cili është pjesë e garës ‘Narrative Shorts’ ku është përzgjedhur nga 6500 aplikime. “Salon” është një film i shkurtër, 14 minuta, i cili trajton një temë sociale në Kosovë nëpërmjet komedisë së zezë. Marigona ka rolin e vajzës që punon në një sallon bukurie dhe bën manikyr. /tvklan.al

Dr. Lida Hoxha – Drejtore Ekzekutive e Poliklinikës Dermo Life
Kozeta Kurti – Gazetare

Grisilda Goxharja – Juriste

Silvana Hyseni – Sekretare e Përgjithshme e Organizatës së Sommelierisë

Irdi Lushi – Sommelieri më i mirë i vitit 2019