Einxhel Shkira – Moderatore në programin “Pressing” në Abc News

Këtë pasdite në programin “Rudina” ishte e ftuar Einxhel Shkira, e cila së fundmi ka nisur një eksperiencë të re si moderatore sporti. Einxhel njihet pë fotot e saj provokuese dhe sensuale në rrejtet sociale. E pyetur për këtë fakt nga drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari, ajo u shpreh se nuk mund të konsiderohen shumë provokuese sepse është natyra e saj dhe ajo nuk di të pozojë ndryshe.

Realisht nuk e di sa provokuese mund të quhen sepse nuk ke si del ndryshe me rroba banje, si do dalësh në plazh? Provokuese do jesh në çfarëdolloj pozicioni që do dalësh me rroba banje. Është pak natyra ime që ndoshta nuk di si të pozoj shumë thjesht, të rri thjesht kështu, nuk di, nuk kam çfarë bëj. Ndoshta të tjerat janë shumë me fat që dinë ta bëjnë këtë lloj poze, ndërsa unë jo. Por nuk është diçka e shëmtuar që dikush të manifestojë format e veta ose sensualitetin e vet”.

Nga ana tjetër, Shkira e pranon se për shkak të fotove të publikuara në Instagram, ajo shpeshherë ndihet e paragjykuar dhe kjo gjë sigurisht e ka dëmtuar.

Mua sigurisht më ka dëmtuar sepse shumë njerëz nuk arrijnë ta kuptojnë, që përtej asaj vajzës që shohin në Instagram, mund të jetë një person shumë sportiv, një person ndoshta i brishtë deri diku. Shumë njerëz madje edhe me rastin e tërmetit ose kanë paragjykuar dhe kanë dërguar mesazhe që shko bëj ato fotot e tua, bëje për show. Megjithatë mua nuk më prish punë, le ta komentojnë si të duan. Unë vazhdoj dhe fitoj gjithsesi lekë nga Instagrami, prandaj jam ok, le të vazhdojnë të thonë çfarë të duan. Nga Instagrami fitohet goxha mirë”./tvklan.al

Arben Camaj – Rritës dhe instruktor kuajsh dhe inspektor në Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodë

Andreina Camaj – Maturante/kalorëse

Dr.Teuta Haveri dhe Dr.Mimoza Meço – Mjeke kirurge oftalmologe
pranë Klinikës së Okulistikës të Spitalit Amerikan nr.1