Koncerti “Tirona e Artjoles”/ Dhurata e Artjola Toskes per kryeqytetin.

Në këtë pjesë të parë do të flasim për një koncert të realizuar nga një artiste shumë e dashur për të gjithë. Ajo është një ndër këngëtaret më të mira të muzikës popullore të Shqipërisë së mesme e cila do të vijë sot të na flasi për koncertin e saj të fundit, “Tirona e Artjolës” një koncert I cili u mbajt në datën 6 dhjetor nga këngëtarja Artjola Toska.

 Sot nuk do të jetë vetëm, por e shoqëruar nga gazetarja dhe moderatorja e njohur Kozeta Kurti, e cila përveç se ka moderuar të gjithë koncertin e zhvilluar, është edhe një mike shumë e mirë e saj.

“Udha e qumeshtit”/ Tenori Agim Hushi prezanton librin e tij te pare.

Në pjesën e dytë do të kemi një lidhje direkte në skype me tenorin Agim Hushi, I cili prej vitit 2017 jeton në Australi (Sidney).

Ai sapo ka botuar librin e tij të parë “Udha e Qumështit” (botimet “Toena”). Një libër shumë interesant që nga titulli. Është një libër i përbërë nga 33 tregime.

Megatek/ “Shkruaji Babagjyshit online”.

Kemi mberritur ne hapsiren dedikuar Babagjyshit Online. Mijëra letra kanë mbërritur Permes platformes Shkruaji Babagjyshit Online ne www.megateksa.com femijet e ndihmuar nga prinderit mund ti shkruajne Babagjyshit letren e tyre dhe te qendrojne ne pritje per marrjen e dhurates… Nderkohe, dhuratat tashme kane filluar te shperndahen…

Babagjyshi Megatek dhe ekipi itij I elfëve postarë po kalojnë ditë shumë të ngarkuara pune, por edhe duke bere te lumtur shume femije…

Shohim se cfare po ndodh me Babagjyshi Online te Megatek…