RUDINA – EMISIONI 17 MAJ 2019! – TV KLAN

RUDINA – EMISIONI 17 MAJ 2019!

Emision: 17.05.2019

Të ftuar:

Silva Gunbardhi – Këngëtare

Ajo është një këngëtare e suksesshme dhe e dashur për publikun shqiptar. Së fundmi ajo ka realizuar një këngë dedikuar figurës së babait. Bëhet fjalë për Silva Gunbardhin.

Në këtë klip tregohet dita e një babai me djalin dhe dashuria e tij e madhe për të birin. Dhe për të folur për këtë këngë këngëtarja ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku tregoi më shumë detaje rreth realizimit të këngës dhe klipit.

“Kjo këngë lindi shumë natyrshëm. Në Mars të këtij viti babai im bëri 16 vjet që është larguar nga jeta. Ka qenë dhe është një dhimbje shumë e madhe, një plagë e pashërueshme. Të gjithë ata që nuk e kanë babanë më kuptojnë shumë mirë, por më kuptojnë njëkohësisht edhe ata që e kanë sepse për probleme të ndryshme jemi të detyruar t’i lëmë prindërit në Shqipëri dhe të largohemi dhe kjo është një dhimbje. Mendova t’i dedikoj një këngë figurës së babait, jo vetëm babait tim. Prandaj në tekst thuhet “lum në jetë kush të ka” sepse është i pazëvendësueshëm. Në klip jemi munduar të krijojmë skena sa më reale. Në këngët e mia jam munduar të plotësoj tablonë e jetës siç është”, tha Gunbardhi.

Lorela Garuli – Psikologe

Arben Murati – Mjek i Përgjithshëm në Spitalin Amerikan 2!

Kategori
Rudina
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione