Ekskluzive/ Te pathenat e Bardhit, rep-artistit me miliona klikime ne YouTube.

Reperi Bardhyl Idrizi, ose siç njihet ndryshe me emrin Bardhi, ka folur këtë të hënë për karrierën e tij muzikore.

I ftuar në studion e emisionit “Rudina”, ai ka treguar se si nisi të merrej me muzikë.

Bardhi shprehet se që kur ishte i vogël shkruante tekste dhe më vonë nisi t’i këndonte ato.

“Në shkollë fillore kam qenë i mirë në shkrim në gjuhë shqipe dhe aty kam kuptuar që mund të bëj rima. Në atë kohë kanë qenë shumë të çuditshme. Më vonë nisa të shkruaj tekste për të parë se sa i mirë jam në shkrim. Jua tregoja shokëve, familjes dhe atyre u pëlqenin. Që atëherë kam shkruar dhe nuk jam ndalur më. Fillova të këndoj kur isha 16-17 vjeç, ishte shumë e vështirë të depërtoja dhe më dukej si ëndërr e pamundur. Nuk kisha guxim të filloja derisa vendosa të filloja. E mora guximin dhe nuk e lashë më”, u shpreh reperi.

Këngët e Bardhit numërojnë miliona klikime në Youtube dhe pëlqehen nga publiku i gjerë./tvklan.al

Bitcoin/ Cfare jane kriptomonedhat dhe si funksionojne.

IT i njohur Elton Ngjela ka shpjeguar se çfarë janë kriptomonedhat ose siç quhen ndryshe Bitcoins.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë ndërsa ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina”, Ngjela ka dhënë disa detaje mjaft të vlefshme për personat që duan të kuptojnë dhe të përdorin monedhën virtuale.

Ai thekson se jo çdo person mund të përdorë Bitcoins sepse për këtë lloj teknologjie duhen aftësi specifike, jo vetëm teknike por edhe matematike.

“Si fillim, dikush që nuk zotëron njohuri në teknologji, njohuri të specifikuara në përdorimin e kuletave dhe rreth bitcoin-it, në veçanti më pas njohuri të thelluara në bursa dhe investme, në asnjë mënyrë nuk dua të rekomandoj tek askush që të shkëmbejë apo të marrë diçka, është mirë të mos përfshihet në këtë gjë. E them këtë sepse rreziku është prezent dhe është shumë e nevojshme që të ketë një edukim të mirë më përpara dhe më pas mund ta përdorë. Kryesisht më shumë të hyn në punë një kombinim midis matematikës, statistikës dhe investimit, sesa programimi apo aftësi teknike që mund të ketë më tej. Për ta blerë shërbejnë exchange të akredituara në vende të ndryshme të botës. Për shembull në Londër është një, ka në Singapor disa, ka në Kinë gjithashtu”, thotë Ngjela./tvklan.al

“Gruaja”/ Nje liber rreth figures se gruas shqiptare në monedhat kombetare.

Në këtë pjesë do të flasim për një libër shumë interesant që rrëfen rreth pasqyrimit të gruas shqiptare ne monedhën shqiptare. “Gruaja në monedhën kombëtare” vjen i shkruar nga autorja Elsa Zhulali e cila sot do të na rrëfejë më tepër rreth këtij libri dhe se si është vendosur figura e gruas shqiptare në monedhën tonë.