Historia e Gëzim Agollit dhe e tezes së tij, yllit shqiptar në teatrin Bolshoi

Dashuria që kushtoi shtrenjtë!/ Historia tragjike e Melushe Bebeziqit, prima balerinës shqiptare së “Bolshoit”

Gëzim Agolli, mjeshtri i valleve popullore ka ardhur në programin “Rudina” në Tv Klan për të rrëfyer historinë e tij që mbart edhe një emër të madh brenda saj. Ai është nipi i prima balerinës shqiptare që arriti të triumfonte në teatrin “Bolshoi” në Moskë, Melushe Bebeziqi.

Historia e Melushes është disi e panjohur dhe e mbuluar në pluhurin e kohës, por ka një shkëlqim dhe tragjedi në të. Gëzimi tregon se në moshën 14-vjeçare, tezja e tij ishte një nga kërcimtaret e talentuara të Teatrit të Operas dhe Baletit. Asokohe, marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik ishin të ngushta dhe erdhi një koreograf rus, Perkun. Melushja dhe një trupë baleti u caktuan që të bënin një turne në Lindje dhe ajo u caktua si një yll i ardhshëm.

Gëzim Agolli: Pas këtij turneu, shumë nga këto kërcimtarë shkuan në Bashkimin Sovjetik për shkollën e koreografisë dhe kërcimit. Një nga këto ishte edhe Melushja. Aty u rastis me Perkunin, ra në dashuri dhe e emëroi.

Rudina Magjistari: Pra ky ishte koreograf i teatrit Bolshoi?

Gëzim Agolli: Koreograf. Kjo ka pasur edhe një vëlla, edhe një motër. Vëllai ishte yll i ashtuquajtur dhe një balerin në Filarmoni, kërcimtar shumë i talentuar.

Rudina Magjistari: Edhe shumë e bukur ndërkohë që vjen edhe njëherë fotoja.

Gëzim Agolli: Po. Kjo është Melushja se kur e shoh më kujton nënën se janë si dy pika uji.

Rudina Magjistari: Normale, motra.

Gëzim Agolli: Atje, gjatë shkollës 5 vjet ajo vazhdoi dhe bëri një vajzë, Margarita quhet.

Rudina Magjistari: Pra u martua  me koreografin në Moskë.

Gëzim Agolli: Erdhi koha që do të ktheheshin mbrapsht sepse u prishën lidhjet dhe të gjithë që ishin atje erdhën, kjo nuk erdhi. Pse s’do kthehesh ti, i thanë. Unë jam e martuar dhe kam një vajzë dhe ky djali tjetër, Ylli, vëllai i saj ishte këtu në balet dhe i bënin presion që ajo duhet të kthehet. Ajo thotë nuk  kthehem unë sepse unë kam jetën artistike këtu, nuk kam mundësi të kthehem, kam krijuar familje, kam vajzën. Edhe atë djalë brenda 3 muajve, e vdiqën.

Rudina Magjistari: Vëllai i saj u penalizua…

Gëzim Agolli: U penalizua në mënyrë rrugë, e panë në rrugë, i futën një vajzë gjoja, erdhi sigurimi e kapi dhe e futi në burg për faktin që motra nuk kthehej dhe vdiq edhe ai.

Vajza pati të njëjtën rrugë si e ëma, ia doli të bëhej gjithashtu prima balerinë, por fundi ishte i tmerrshëm.

Gëzim Agolli: Fati i tyre i zi dhe ajo vdiq në moshën 33-vjeçare.

Rudina Magjistari: Që ti dyshon që edhe në vdekjen e saj ka  diçka…

Gëzim Agolli: Si është e mundur, ajo ka qenë një artiste e jashtëzakonshme.

Rudina Magjistari: Në fakt, zyrtarisht, nga se ka vdekur?

Gëzim Agolli: Thonë nga infarkti, kjo është ideja. Ndërsa vajza, mbaroi akademinë atje, një nga kërcimtaret më të mira, u laureua për çmimin Nobel, do të merrte gjerdanin e artë edhe ajo, gjatë rrugës në aksident automobilistik vdiq edhe ajo./tvklan.al

“Shkrep ide, jo armë”/ UNDP fton të bëhemi bashkë për sigurinë e të rinjve

Acibadem/ Qasje inovatore në trajtimin e çrregullimeve neurologjike