#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Sot do të flasim për mësimet që na kanë dhënë fëmijët tanë, mësime për jetën, dashurinë, durimin dhe çiltërsinë. Sepse ndonjëherë, më të vegjlit na japin mësimet më të mëdha. “Çfarë më mësuan fëmijët e mi” – një rrëfim ndryshe, i sinqertë, emocional dhe plot reflektim nga prindër përmes syve të fëmijëve të tyre.

Por, sigurisht nuk do të mungojnë as fjalimet `90 sek nga të ftuarit tanë si edhe pjata e shefit në pjesën e tretë.

Të ftuar:
Andriola Kambo
Etmond Mancaku
Dasara Karaiskaj
Gent Hazizi
Greiss Petrovic

Çfarë kam mësuar nga fëmija im, rrëfime personale

Kur prindërit mësojnë nga fëmijët, histori emocionuese

Të vërteta që vijnë nga fëmijët/ Pjata e shefit: Kofshë gjeli e mbushur

/tvklan.al