#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Çfarë do të lexojmë të re në këtë panair të 25-të të librit?

Panairi i librit/ Përse lexojnë kaq pak shqiptarët?

Black Friday në Comodita Home, ulje deri në 75%

“Mos janë pak të turpshme për t’u treguar…”, Rita Petro sjell “Lindur së prapthi”: Libër për ata që duan të hapen

Panairi i 25-të i Librit ka nisur një ditë më parë në Pallatin e Kongreseve, kjo është një ngjarje e cila konsiderohet si një festë e cila bashkon të gjithë botuesit, lexuesit dhe shkrimtarët. Botuesja Rita Petro ka sjellë një surprizë për këtë panair të cilën e bëri të ditur vetëm pak para se panairi të niste. Ajo ka sjellë një libër të ri dhe këtë herë nuk vjen më me poezi por më një roman.

“Lindur së prapthi” është libri i ri i shkrimtaret, të cilin ajo nuk e ka botuar në shtëpinë e saj botuese “Albas”, por ja ka besuar botimin e tij shtëpisë botuese “Onufri”. E ftuar në emisionin “Rudina”, Rita Petro ka treguar paksa mbi këtë libër, romanin e saj të parë, i cili siç shprehet ajo është një libër për ata që duan “të hapen”.

Rudina Magjistari: Ke zgjedhur ditën e fundit për të lajmëruar të gjithë që ti ke shkruar një roman dhe që vjen në këtë panair. Dhe për herë të parë me një roman. Ishte një strategji marketingu kjo?

Rita Petro: Nuk e besoj se ata njerëz që ua besova që në fillim qoftë edhe dorëshkrim më kanë thënë që ndihet edhe  pjesa poetike në libër. Unë nuk jam shumë e aftë të shkruaj rrëfime që bazohen në kronika te ndryshme në ngjarje, në histori, për shembull atë që bën Keli, Tom Kuka. Kam një mënyrë tjetër të të shkruarit dhe e kam  parë gjithë kohën e sistemit, të gjithë kohën e diktaturës, pa vendosur data, emra rrugësh, qyteti ku kam jetuar, ku kam lindur, por nëpërmjet atyre mbresave dhe përjetimeve që ne i mbajmë shumë-shumë poshtë vetes. Shumë thellë. Dhe u mundova t’i ndriçoj. U ndjeva me veten time, domethënë ndihesh dhe në siklet me veten se si i ke mbajtur aq gjatë. Edhe pse i kam mbajtur aq gjatë, por edhe… mos janë pak të turpshme për t’u treguar. Unë e kam në stil edhe pjesën e guximit edhe pjesën e asaj që pse mos t’i themi. Po nuk i thamë ne shkrimtarët, ne poetët…

Rudina Magjistari: Kështu që nuk zhgënjen ky libër.

Rita Petro: Jo vetëm aq, por unë e mendoj dhe një nga qëllimet e mia kanë qenë që njerëzit të mos e shikojnë si historia e Rita Petros dhe mos ta shikojnë me atë llojin e thashethemet. Kur autori është gjallë të gjithë njerëzit merren, është shkruar për këtë.

Rudina Magjistari: Po, mundohen të bëjnë lidhjet e tyre.

Rita Petro: Normalisht unë kam shkruar një roman. Por normal në qoftë se shkrimtari nuk nxjerr ndjeshmërinë e vetë, atë çlirimin e tij, si do e çlirojë tjetrin?! Mendoj se do të jetë një libër çlirues për ata që duan të hapen. Ata që nuk duan të hapen është një problem tjetër. /tvklan.al