#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Punët e shtëpisë, çelsi i zhvillimit të vetëbesimit dhe suksesit për fëmijët


Në pjesën e parë për ditën e sotme do të ndalemi tek një studim i realizuar nga “Harvard Research”, që ka në focus pikërisht lidhjen mes fëmijëve dhe punëve të shtëpisë. Sipas tij “Fëmijët që edukohen që në moshë të vogël me kryerjen e punëve të vogla në shtëpi duke u ndjerë në familje si pjesë të ‘ekipit’ bëhen profesionistë më të zotë në të ardhmen.” Por, a është ky sekreti për të rritur profesionistë dhe njerëz të suksesshëm? Për të folur më gjatë për këtë temë do të ftojmë në studio Deada Hyka – gazetare dhe nënë e dy fëmijëve, Lorela Garuli-psikologe.

Art në dhomë/Ide dekori për ambientet e shtëpisë sonë


Jemi rikthyer në këtë pjesë të dytë ku do të kemi një bisedë mjaft interesante që mund tju vijë në ndihmë të gjithëve jutë apasionuarve pas zbukurimit dhe dekorimit të shtëpisë… Dekorimi i shtëpisë nuk është thjesht një çështje estetike, por një mënyrë për të krijuar harmoni, ngrohtësi dhe personalitet në hapësirat ku kalojmë përditshmërinë tonë. Çfarë objektesh nuk duhet të mungojnë në shtëpitë tona në këtë vit? Cilët janë trendet më të fundit në dizajnin e interierit? Si mund të kombinojmë artin me funksionalitetin? Për të gjitha këto dhe më shumë, do të flasim me të ftuarën tonë. Do të jemi me arkitekten Entela Koja Spahivogli, e cila do të na flasë për konceptin “Art in the Room” dhe si mund të sjellim më shumë stil dhe karakter në ambientet tona të jetesës.

“Maskat” e Klinti Çollakut dhe mesazhi i fortë që fshihet pas


Në këtë pjesë të tretë do të jemi me Klinti Çollakun, një djalë mjaft i talentuar dhe i spikatur në skenën muzikore shqiptare. Klinti ka treguar një rrugëtim të suksesshëm në muzikë dhe kenga e tij e fundit titullohet “Maskat” me të cilën mori pjesë në Këngën Magjike 2024 .Sot është këtu me ne, për të na treguar më shumë rreth këngës dhe për të folur për planet e tij të ardhshme, por fillimisht do të shijojmë këngën edhe njëherë…

/tvklan.al