Rudina – Emisioni 17 tetor 2019

Posta

Rudina – Emisioni 17 tetor 2019

19:41 17/10/2019

Joni Peçi – Stilsit

Është cilësuar shpesh nga personazhet VIP, si një stilist që i kushton pafund rëndësi detajeve. Joni Peçi kësaj radhe shpalosi talentin e tij në një tjetër dimension, të paeksploruar më parë dhe ashtu si çdo herë tjetër arriti të fitonte vëmendjen.

Ai solli parfumin e tij të parë “Encyclopædia”. Parfumi u prezantua më 10 Tetor, në një event ku të pranishëm ishin personazhe të njohur, miq dhe bashkëpunëtorë të stilistit.

I ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Joni ka rrëfyer si u bë i mundur krijimi i këtij parfumi, por edhe për modën dhe dizajnin.

Prej vitesh, Joni Peçi është pjesë e industrisë së modës dhe ka punuar fort për të arritur suksesin që ka sot.

20 vite eksperiencë, 20 vite sakrificash, sepse moda kështu është, herë shkon lart, herë zbret pak më poshtë. Por duke bërë rezymenë e gjithë viteve dhe gjërave jam i kënaqur. Por nuk mjaftoi dhe nuk qëndroi këtu se puna vazhdon”.

Stilimi dhe krijimi i parfumit, ashtu si dhe vetë Peçi shprehet se janë dy gjëra krejt të ndryshme dhe kërkojnë impenjim dhe kohë për t’u realizuar.

Parfumi është një status tjetër, produkti më i vështirë për t’u realizuar, jo vetëm si kosto por është produkt shumë i vështirë, nuk është veshje që t’i mund ta realizosh vetë në atelie. Por është produkti shumë i ndryshëm, ku konkurrenca është shumë e madhe për sa i përket parfumit. Kërkon një sërë gjërash të tjera që të realizohet dhe të bëhet”.

Edhe zgjedhja e parfumit të duhur ka kaluar në një sërë procesesh, dhe ky parfum është një përzierje unike.

Janë parë mbi 100 parfume, testera që dalin nga laboratori dhe më pas vendosa dhe zgjodha këtë se doja një parfum që të mbante era tipike e biblotekave të mëdha kur futesh, era e librave që mbahet. Më pas me Nadia, më sugjeroi dhe i thashë që është duke u bërë parfumi dhe ka brenda trëndafil të egër, ka era libra, lekurë dhe më pas i thashë që dua t’i vendos një emër që ka lidhje me librat, se kjo ishte ideja ime fillestare. Se doja të përmblidhja në gjithë shishen e parfumit gjithë botën, eksperiencat e mija, botën time të tashme ta mblidhja në një shishe parfumi, dhe nga këtu lindi emri dhe ja vendosëm parfumit”.

Rruga e krijimit të parfumit është interesante dhe ka nisur nga Parisi.

Pas shumë bisedimeve me miken time të ngushtë dhe të  veçantë, Inva Mulën u krijuan mundësitë të shkonin drejt rrugës së Parisit për të patur takimin e parë me personat që realizojnë parfumin. Pasi shkuam atje, u takuam me njerëzit. Fillimisht nuk pranuan që ne të bisedonim për parfumin por dëshiruan jo për të bërë hetuesin, por më pyetën që të më njihnin si karakter dhe person. Më pyetën si jeton, çfarë pëlqen, çfarë preferencash ke në shijen e veshjeve. Këto histori vazhdonin gjatë mbremjeve që ne takoheshim me këto persona. Ky është një zinxhir i gjatë, kalvari ta quajmë, në kuptimin e mirë  të fjalës për t’u mbërritur parfumi. Pasi më njohën mirë si karakter dhe çfarë shijesh kam më thanë që duke qenë se ‘unë duke parë pasionin dhe dëshirën tënde të madhe që ke për këtë parfum, do realizoj parfumin më të mirë të jetës tënde”.

Ky parfum është unisex dhe transformohet duke qëndruar ndryshe në lëkurën e një mashkulli dhe ndryshe në lëkurën e një femre. Parfumi është javor dhe era zgjat në kohë.

Ndërkohë për herë të parë, Joni Peçi ka pranuar se është duke përgatitur edhe një parfum të dytë, që do lançohet në maj dhe do mbajë emrin “Mama” by Joni Peçi.

Ja kam dedikuar gjithë nënave,të gjithë femrave dhe gjithë qenies njerëzore, mendoj që nga Marsi do vijë para jush”.

Gjithsesi, ai thotë se pavarësisht se mund të sjellë dhe shumë parfume të tjerë, parfumi i tij i parë do të mbetet më i veçanti për të. /tvklan.al

Vullnet Sinaj – Themeluesi i Big Market, dhe njëkohësisht
deputësti i PS për qarkun Vlorë

Besart Xhaferri – Drejtor i E&B Consultancy


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT