Rudina – Emisioni 18 Maj 2021



Rudina – Emisioni 18 Maj 2021

19:05 18/05/2021

Fatma Haxhialiut: Festa e 35-vjetorit, meditimi, sipermarrja dhe politika.

Gazetarja dhe moderatorja e njohur, Fatma Haxhialiu, ka rrëfyer këtë të martë se është paragjykuar për shkak të flokëve të saj.

E ftuar në studion e emisionit “Rudina”, ajo shprehet se në fillimet e saj në televizion, i kërkuan që t’i shtrinte flokët, gjë të cilën ajo e kishte refuzuar ta bënte.

Më tej gazetarja thekson se flokët përfaqësojnë identitetin e personit dhe një gjë të tillë e ka vënë re edhe tek presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Fillova ta vija re këtë veçori tek znj. Vjosa pasi pashë disa pastime të saj. Pashë edhe daljet e saj në takime të ndryshme zyrtare dhe televizive dhe ajo ishte gjithë kohës me flokët e saj kaçurrela, asnjëherë të drejtuara. Dhe kjo më solli në vëmendje historinë time në fillimet e mia në televizion. Ka një lloj look-u që ne e kemi marrë nga TV italiane. Pra vajzat me flokët e krehura, të shtrira. Dhe për të dalë nga ky stereotipi ishte pak e vështirë. Më thonin që je më e paraqitshme në ekran nëse do t’i kesh flokët e rregullt, dukesh dhe më estetike. Kam pasur 2-3 debate duke u thënë që unë nuk mund të dal pa flokët kaçurrela sepse ato janë pjesë e identitetit tim”, shprehet Fatma Haxhialiu./tvklan.al

Neuropediatrja Pasionare Rino: Si trajtohen semundjet neuropediatrike tek femijet.

Në pjesën e dytë të emisionit do të kemi të ftuar një mjeke e cila prej 50-vitesh ushtron profesionin e mjekes Neuropediatre, një degë specifike dhe mjaft delikate në mjekësi, e cila ka të bëjë zhvillimin neurotik të fëmijëve. Për të folur më gjatë rreth asaj çfarë duhet të kenë kujdes prindërit si dhe rreth eksperiencës së saj 50-vjeçare si mjeke.

Anassa ne Spitalin Hygeia, profesionalizmi qe ben diferencen.

Në pjesën e tretë të emisionit do të ndalojmë tek klinika Dermo-estetike “Anassa” dhe shërbimet e saj. Jemi në prag të verës dhe të gjithë duam të dukemi bukur, ndaj pikërisht ky është moment për të përfituar ndaj shërbimeve të bukurisë. Kjo klinikë  e vendosur brenda struktures së spitalit HYGEIA, operon në disa fusha  duke përfshitë Dermatologjinë klinike, Dermo-estetikën, Kirurgjinë plastike dhe rikonstruktive, Transplantin e flokëve etj. Do të flasim pikërisht për shërbimet që ofron kjo klinikë të cilat janë të shumta me një staf mjekësh të kualifikuar shqiptarë dhe të huaj.







Të ngjashme