#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Në studio: Edlira Çepani, Glidona Daci, Kristi Gega, Dorina Koritari, Olesia Leço, Ina Bunguri

Kunati vret kunatën me sëpatë/ Detaje nga ngjarja makabre në Elbasan

“Ai e kishte marrë sëpatën, unë nuk kisha çfarë bëja”, gazetarja: Motra e viktimës ka parë të gjithë skenën

Vrasja me sëpatë e Alma Qevanit nga kunati i saj, Tefik Tashi në fshatin Kusarth të Elbasanit pati si dëshmitare motrën e 44-vjeçares. Ngjarja e ndodhur gjatë mesditës të së mërkurës, sipas deklaratës së autorit të vrasjes, Tefik Tashit, ishte rezultat i faktit që kunata nuk i ishte përgjigjur në celular, nuk i kishte bërë drekën dhe së bashku me vjehrrën e ofendonte.

Policia ka deklaruar se Tashi ndodhej nën efektin e alkoolit, një fakt që është mohuar nga bashkëshortja e tij. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci përshkruan në “Rudina” në Tv Klan gjendjen psikologjike të motrës së viktimës.

Glidona Daci: Dukej që në pamje të parë, edhe pse foli, të  paktën aq sa ne mundëm duke i bërë disa  pyetje shumë të përgjithshme, pa insistuar shumë edhe për të mos e lënduar më tepër, e vetmja fjali që tha në fund të përmbylljes së gjithë asaj ishte që “unë kërkoj drejtësi”, por realisht dukej që ishte shumë e shokuar sepse ajo e ka parë të gjithë skenën.

Rudina Magjistari: Ka qenë dëshmitare!

Glidona Daci: Ka qenë dëshmitare, ajo na e shpjegoi me detaje edhe përballë kamerave, edhe jashtë saj pro zgjodhëm që mos t’i publikojmë të gjitha detajet se ishin vërtet tronditëse dhe ajo ka qenë dëshmitare dhe tha “ai e kishte marrë sëpatën, unë nuk kisha çfarë i bëja”. Kjo tregon shumë për gjendjen e saj të rënduar psikologjike që ajo ka.

Një femër e cila shikon që bashkëshorti po i godet të motrën dhe ështëë e pafuqishme për të vepruar dhe pa diskutim që institucionet, të paktën shërbimet sociale, psikologët, institucionet përgjegjëse, Edlira e di më mirë, duhet të reagojnë dhe atyre dy zonjave, por edhe babait duhet t’u ofrojnë qoftë trajtim me psikolog, por edhe përkrahje sociale sepse kushtet, ju e shikoni edhe shtëpinë, është e shkatërruar. Është e tmerrshme, ajo e ka parë të gjithë skenën përpara syve.

Kristi Gega dhe Dorina Koritari, njihuni me dy vajzat DJ

Çfarë ndodhi me Harry dhe Meghan, ndjekja gati fatale nga paparacët në NY

Nove Home, aty ku gjen gjithcka!

/tvklan.al