Lidhje drejtperdrejt nga ballkoni i apartamenteve!

Eni Cobani rrefen per perditshmerin ne kohen e koronavirusit!

E ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte juristja e njohur Eni Çobani. Në ketë situatë që po kalon vendi ynë, por edhe e gjithë bota ajo vazhdimisht ka ndarë me fansat në rrjetet sociale mesazhe sensibilizimi. Çobani shprehet se duke u ruajtur sot, me pak durim dhe qetësi ne do ta vazhdojmë jetën normalisht. Eni Çobani: Unë kam bërë shumë mesazhe në këtë kohë, video normalisht për gjithë shqiptarët dhe i falenderoj që më kanë ndjekur.

Pikërisht për të thënë që ta ruajmë veten sot, për ta vazhduar jetën nesër. Është një moto shumë e bukur, pra duke u ruajtur sot, me pak durim dhe qetësi ne do ta vazhdojmë jetën normalisht, do puthemi dhe përqafohemi, nuk duhet hequr entuziasmi. Ne flasim për durim, por ata të duruarit, pastaj kanë një shpërthim pastaj që është pak i rrezikshëm. Por unë them që durimi duhet të jetë i monitorueshëm. Si duket njerëzit, duke u hapur këto legjendat urbane që kjo do vazhdojë gjatë, që ne do jemi gjatë në shtëpi, po vuajnë njëçik largpamësinë e të menduarit, se çfarë do bëjmë sesa realitetin./tvklan.al

Deborah Keçi na tregon disa ushtrime per t’i bere ne shtepi!