Rudina – Emisioni 18 Nentor 2019

Rudina – Emisioni 18 Nentor 2019

19:46 18/11/2019

Maria Taragjini – Përfaqsuesja e Shqipërisë në “Miss& Mister DEAF”

Maria Taragjini 21vjeç është një vajzë me aftësi ndryshe e cila nuk flet dhe nuk dëgjon. Por kjo nuk e ka penguar që të ndjekë ëndrrën e saj. Maria ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin “Miss and Mister Deaf 2019” që u zhvillua në Itali, duke u renditur në vendin e 5-të.

Maria ka qenë e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të na rrëfyer më shumë mbi këtë eksperiencë të bukur. E shoqëruar nga shoqja e saj Loreta, e cila na ndihmon në komunikim me gjuhën e shenjave, Maria aktualisht është studente në vitin e dytë në Universitetin e Arteve për degën Skulpturë dhe Pikturë.Ajo ka jetuar larg familjes duke ardhur që në moshën 5-vjeçare në Tiranë për të studiuar në shkollën e nxënësve që nuk dëgjojnë e nuk flasin. Ndërsa familja e saj jeton ende në fshatin Kodovjat të Gramshit.

Përfaqësimi i Shqipërisë ishte një ëndërr e bërë realitet dhe renditja në vendin e pestë ishte një arritje e madhe, edhe pse thotë që konkurrenca ishte e fortë.

“Konkurrova me 5 veshje; me një veshje kuqezi, me një veshje të zezë, me diçka që më është dukur në modë, me rroba banjo dhe me fustanin e kuq. Gara ishte e fortë, shumë vajza të bukura, shumë konkurrencë. Nuk e kam pasur të vështirë, e kam ndjerë veten të sigurtë pasi më kanë ndihmuar njerëz që janë të kësaj fushe. Plotësova ëndrrën që kam pasur që e vogël, kam mësuar se si të eci në pasarelë, të bëhem e bukur. Plotësimi i ëndrrës është diçka shumë e madhe”.

Marias thotë se i pëlqen që të ndryshojë shpeshherë pamjen e saj.

“Më pëlqen vetja më shumë bionde se sa brune. E kam shumë qejf pjesën e ndryshimit të pamjes. Flokët i kam pasur dhe blu. Kam shumë dëshirë të eksploroj me veten”.

Paragjykimi është një tjetër aspekt që Marian shpesh e ka shoqëruar gjatë jetës së saj. Në këtë konkurs bukurie u dhanë mesazhe që këta të rinj të mos shihen me një sy ndryshe. Dhe kjo është ajo që Maria kërkon të thotë. Mesazhi i Marias është: “Mos paragjyko, por ndihmo, ne jemi si ju”. /tvklan.al

Alla Simacheva – Fotografe

Dr. Irena Savo Jorgaqi – Dermatologe në Klinikën Dermo- Estetike Vivia, e Spitalit Amerikan 3)

Dr. Silvana Mishtaku – Dermatologe në Klinikën Dermo- Estetike Vivia, e Spitalit Amerikan 3)




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi