Rekord infektimesh nga COVID-19, Mjeku Sulçebe flet per situaten ne vend!

Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka rrëfyer në emisionin Rudina në Tv Klan se si ekziston mundësia që njerëzit mund të jetojnë dhe flejnë bashkë, por dikush sëmuret rëndë me Covid-19 dhe tjetri nuk ka asnjë simptomë.

Rudina MagjistariSi ka mundësi që njerëzit jetojnë dhe flenë bashkë dhe njëri infektohet dhe tjetri jo?

Genc Sulçebe: Duhet të kemi parasysh se përgjigjia imunitare ndaj një virusi është gjenetike dhe i ndryshëm nga njëri tek tjetri, është e përcaktuar gjenetikisht. Të gjithë ne reagojmë në mënyra të ndryshme ndaj këtij virusi dhe është e pranueshme që një njeri mund të reagojë shumë fort ndaj një virus dhe tjetri shumë lehtë ose fare. Ka të bëjë dhe doza e virusit. Duke mbajtur maskën në mënyrë të vazhdueshme, ne pakësojmë në këtë mënyrë edhe sasinë e virusit që marrim. Nëse marrim një sasi të vogël virusi atëhere edhe sëmundja kalon më lehtë, po morëm një sasi të madhe virusi atëhere sëmundja kalon më rëndë.

Personat obezë apo ata me probleme diabetike dhe në përgjithësi ata me një masë të vogël muskulare e kalojnë më rëndë sesa ata që janë me një gjendje të mirë fizike. Është një sëmundje që është në progresion të drejtë me moshën, sa më e avancuar të jetë mosha, aq më e shprehur dhe më e fortë do jetë sëmundja, pra është një gjë që nuk është parë tek infeksionet e tjera. /tvklan.al

Edi Gogu zbulon pasionin e punimit te cantave me grep!

Edi Gogu është  prezantuese dhe shkrimtare. Ajo ka botuar edhe  dy libra të tjerë  për fëmijë, Flutura gazplotë dhe Dhëmbët e mëdhenj të gomarit Zilko. Sot ka botuar librin më të ri për fëmijë Tuli-Turtuli( shtëpia botuese Albas.) Prej gati dy vitesh Edi merret me punimet e dorës. Ajo thur çanta shumë të bukura me plot ngjyra. 

Edi dhe Toni Gogu janë një çift të martuarish prej 23 vitesh të cilët kanë tre fëmijë, Antonia 21 vjeç, Teo 19 vjeç dhe Timo 9 vjeç. Ata janë martuar në 1997.

Si te grimohemi kur mbajme maske!

Në këtë pjesë të tretë do të kemi një lidhje skype me një make up artiste, e cila do të na japi disa këshilla në lidhje me make upin, sidomos tani që duhet të mbajmë maskën, sytë janë edhe pjesa që duhet ti kushtojmë më tepër rëndësi. Do të marrim disa këshilla sot nga Regana Mejdani.