#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Ema Andrea rrëfen jetën si aktore, pa moshë e kufij

Klinti Çollaku flet për garën në “Kënga Magjike 2022”

Si t’i ruajmë lulet përgjithmonë nëpërmjet tharjes

“Vazhdoj të flas me të”, Ema Andrea nuk mban dot lotët kur kujton humbjen e nënës

Aktorja shumë e dashur dhe e pëlqyer nga të gjithë Ema Andrea ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Rudina”në Tv Klan, në intervistën 2+3, ku ka ndarë me të gjithë dy momentet m ët hidhura të  jetës së saj dhe 3 momentet më të lumtura.

Ema Andrea ka treguar mes lotëve se një nga momentet më të vështira që ka shënjuar jetën e saj ka qenë largimi nga jeta i nënës së saj, një humbje e cila ka lënë në jetën e saj një mungesë të përhershme.

Rudina Magjistari: Unë jam kurioze të di cilat janë dy historitë më të vështira të jetës tënde Ema?

Ema Andrea: Më së pari doja të thoja që, me aq sa kam kuptuar, jeta është dhimbje. Ato kuotat “Life is beautiful”, jeta është e bukur, sepse  përmes dhimbjes të mëson. Është dhimbje dhe luftë, në të tërën e vetë. Ato pak momente që quhen lumturi besoj se janë ato momente ku ti rehatohesh dhe je mirënjohës për atë që ke dhe jo për atë që të mungon. Jeta nuk ka fal kërkënd , e them këtë sepse shpesh dëgjojmë, nuk besoj se e dëgjoj vetëm unë, po ai, po ata, projektohemi te të tjerët, sidomos në vendin tonë ka shumë toksik, mendime toksike, po sikur… projektohemi te të tjerët, të jemi të sigurt që nuk fal askënd dhe besoj se këtu jemi të gjithë dakord. Në këtë sens edhe momentet e mia të dramave të mëdha, në këtë moshë i shikoj ndryshe, natyrisht. Dikur dukej si fundi i botës edhe humbja e një dashurie. Që është e bukur gjithsesi, është e bukur edhe fakti që e vuan. Natyrisht që dhimbjen me të madhe, fatkeqësisht na e jep natyra dhe që na vjen nga njerëzit më të dashur, humbja e tyre. Mua humbja e nënës time… më ka shënjuar totalin tim. Unë vazhdoj të flas me të, e kam prezente. Kur të dal tani do dua ta marr në telefon. Aty e kuptova se të njëjtën dramë do t’ia jap unë vajzës sime. Kjo është “bitter-sweet” i jetës, njeriu që të ka dhënë lumturitë më të mëdha, mbështetjen më të madhe, dashurinë pa kushte, pa kufi,  jeta është bërë e tillë që një ditë do të largohet. Ti uron çdo ditë ta kesh edhe një orë më tepër. Është ajo dashuria që ne e marrim për të mirëqenë dhe që në fakt nuk duhet marrë kështu. Por këtë e kupton mesa duket kur largohet. E kam kuptuar plotësisht kur ajo iku, e kam kuptuar kur u  bëra nënë vetë për herë të parë dhe besoj e kam kuptuar totalisht kur ajo iku. Kam kuptuar heshtjet e saj, kur mërzitej se unë do largohesha një muaj ose dy javë dhe e kishte me nervozizëm “ku do ikësh ti, ku do rri unë pa ty” dhe e nxirrte të gjithë patosin e saj vetëm që të isha atje. E  kam kuptuar dhe kam thënë, “o Zot sa e fortë!” ,  sa herë ka heshtur, ose ka qeshur përballë vështirësive që nuk ti fal jeta, por Shqipëria grave ja jep me tepri.

Rudina Magjistari: Ju keni qenë shumë të lidhura Ema, se jo të gjithë janë kaq të lidhur.

Ema Andrea: Unë uroj të jenë të gjithë të lidhur sepse është një dashuri që të mëson edhe kur nuk ke prezente. E gjithë familja ka qenë e lidhur, ndoshta humbja e babit na ka… Unë jam rritur me mungesë, unë kam lindur me mungesë.

Rudina Magjistari: Ka qenë shumë e re.

Ema Andrea: Mama po, unë kam qenë 8-muajshe, unë me vëllain, motra ka qenë 5-vjeçe. Unë e imagjinoj… Sidomos ato vite të moralit fallco, të mungesës totale të lirisë së qenies dhe individit për të qenë individualitet  për të mos shprehur nuanca politike. Unë e imagjinoj se çfarë ka hequr një grua mendje hapur, që  e ka dashuruar jetën, se sa ka hequr për rritur tre fëmijë me dinjitet me shkollë të lartë dhe ajo thoshte gjithmonë kam tre luanë. Jo vetëm se jemi të shenjës së luanit, por se na ka edukuar me një shpirt të lirë dhe dinjitoz.

“Më i dhimbshëm se divorci ishte reagimi i shoqërisë”, Ema Andrea: Nuk isha më aktorja e talentuar

Ema Andrea, artistja shumë e talentuar e cila është shumë e dashur për publikun ndau në emisionin  “Rudina”, në Tv Klan në rubrikën 2+3, 2  nga historitë më të dhimbshme të jetës së saj. Ajo tregoi se një nga momentet më të hidhura të jetës, ishte kur nëna e saj u largua nga kjo botë duke u shprehur se e kupton atë plotësisht tani që nuk është më.

Një tjetër ngjarje e rëndë në jetën e Ema Andreas ka qenë divorci, por ajo shprehet se “divorci ka qenë i dhimbshëm ama më i dhimbshëm se ai ka qenë reagimi i shoqërisë“, e cila në atë kohë ja ka bërë këtë moment të vështirë të jetës së saj akoma më të rëndë.

Ema Andrea: 99%  e publikut pret të them divorci, por po divorci ka qenë i dhimbshëm, por  më i dhimbshëm se  divorci ka qenë reagimi i  shoqërisë. Ka qenë një reagim shumë dramatik që më ka shënjuar fort. Më ka shënjuar, më ka frustruar, më është dashur punë e madhe për të dashur shoqërinë, apo për ta kuptuar. Më është dashur mua  të jem empatike ndaj të gjithë atyre që më sulmuan. Kjo ka qenë më e rëndë se sa vetë divorci, që është i rëndë, se njeriu lyen shtëpinë, bën gjëra normale që i ndryshon rutinën dhe mërzitesh, e jo më të shkëpusësh një marrëdhënie, e cila nuk është më një marrëdhënie personale, por janë të përfshirë edhe njerëz të tjerë. Shoqëria jonë nuk ta fal këtë gjë. Të vë epitete të cilat të ndjekin nga pas çdo gjurmë, çdo gjë që ti bën, për më tepër që puna ime është publike. E ndjek nga pas një opinion që krijohet me shumë lehtësi. Tanimë akoma më me lehtësi, përmes portaleve, që jo të gjithë janë dinjitoz, një pjesë e tyre janë të tillë që meritojnë atë fjalorin që nuk  thuhet në televizion dhe unë po e kursej, por që e kam potencialisht atë fjalor. Vazhdojnë të joshin dhe të orientojnë atë që unë e quaj publik, drejt asaj që nuk më përfaqëson. Janë disa zgjedhje të tua, që të takojnë vetëm ty, të cilat shoqëria jonë di t’i manipulojë për të lënduar.

Më tej Ema Andra ka shtuar se lidhja e saj nuk përfundoi për arsye dhune apo tradhtia, pavarësisht se në atë kohë këto gjëra janë përfolur. Ajo thotë gjithashtu se me babain e Sarës kanë mbetur shokë, por kjo gjë duket si e papranueshme në shoqërinë shqiptare. Aktorja tregon se gjërat për të ndryshuan aq shumë menjëherë sa ndryshimet i vinte re edhe në përshëndetjet e njerëzve.

“Ndryshoi dhe përshëndetja, e di?! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë”, tha Ema Andrea duke treguar se si divorci ndikoi te ajo edhe në raportet profesionale të saj.

“Më kanë hequr shijen e shumë personave” Ema Andrea rrëfen momentin e hidhur: Çmimi që më kërkuan nuk ishte dinjitoz

E ftuar në emisionin “Rudina” në  Tv klan, aktorja Ema Andrea “ka hapur zemrën” për të rrëfyer momentet më të vështira të jetës së saj. Ajo ka rrëfyer se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë dhe se ka bërë shumë sakrifica për të arritur aty ku është sot.

Aktorja ka treguar se një nga momentet më të vështira të jetës ka ardhur pasi ajo është divorcuar dhe në një moment të vështirë i është dashur të kërkojë ndihmë, por “çmimi” që i kanë kërkuar për këtë ndihmë ka qenë jo dinjitoz dhe ka qenë i tillë që e ka shndërruart brenda vetes.

Ema Andrea: Ndryshoi dhe përshëndetja, e di! Ky nuk është frustrim, është observim në një hapësirë shumë të madhe të njohurish. Nuk isha më aktorja e talentuar, nuk isha më artistja e lexuar, isha vetëm një grua fajtore që nuk po kërkonte falje. Nuk po rrinte në qoshe të kërkonte ndihmë. Unë nuk kam kërkuar ndihmë, e kam bërë një ose gjysmë here në jetë. Do kisha dashur ta bëja, por shpërblimi që duhet të jepja për ndihmën që kam kërkuar, sepse më duhej të jetoja, të paguaja, të rrisja fëmijën tim. Çmimi që duhet të paguaja nuk ishte dinjitoz. Nuk e kam bërë atëherë  dhe s’kam për ta bërë kurrë.

Rudina Magjistari: Dhe ty kjo gjë të ka lënduar apo ajo?

Ema Andrea: Më kanë hequr shijen e shumë personave, që sot guxojnë ende të jenë përballë meje e thonë na ndihmo se ti je figurë publike. Unë e kam dashur jetën dhe kam besuar te e mira me një pasion romantik, me një besim të jashtëzakonshëm e nuk i jam bashkuar kurrë banalitetit, i cili më ka ndjekur nga pas se mesa duket ekziston në çdo institucion, në çdo instancë dhe në çdo raport. Natyrisht që kjo gjë më ka vrarë dyfish, se më kanë shndërruar brenda vetes. Dhuna më të madhe që i kam bërë vetes kohët e fundit është “mos ëndërro dhe mos krijo më” sepse e di pamundësinë për ta realizuar këtë gjë. Besoj se këto janë vendime dramatike. Kur merren vendime të tilla drastike që jetën do e çoj vetëm, ndonjëherë kam qenë edhe e ashpër dhe pa motiv. Këto janë vendime që ti e shndërron veten në një gjë që nuk ke dashur kurrë të jesh. Besoj se janë vendimet më dramatike të jetës.

Rudina Magjistari: Por të kanë rritur. Ka shumë njerëz që të shohin, të adhurojnë duan të jenë në shoqërinë tënde, vlerësojnë punën tënde. Kështu që janë të gjitha..

Ema Andrea: Patjetër, unë këtyre njerëzve u jam mirënjohëse!/tvklan.al