#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Irini Qirjako “krushqi” me Dule Malindin/Dueti ynë i parë
Do të jemi në këtë pjesë të parë me dy këngëtarë të njohur të muzikës tradicionale, të cilët kanë “bërë krushqi”, e themi figurativisht pasi kanë realizuar një duet së bashku, të titulluar pikërisht, “ Shkoftë mbarë kjo krushqi”. Ne do të kemi perfromancë në studio fillimisht dhe më pas do ti kemi në një intervistë në
studio Irini Qirjako dhe Dule Malindi.
Gazetari Ferdinand Samarxhi: Simbolika e Pashkës
Kjo është një javë e rëndësishme për besimtarët e krishterë, sepse me 20 prill do të festohen Pashkët katolike, por edhe pashkët Orthodoxe. Gjithnjë festimet për Pashkët Katolike dhe Ortodokse janë një javë nga njëra-tjetra. Por këtë vit Pashkët përkojnë për të dyja besimet në të njëtën datë më 20 Prill. Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin fetar të Krishterë, pasi simbolizon vdekjen e Krishtit në Kryq për mëkatet e njerëzimit dhe ringjalljen e tij ditën e tretë.
Të dielën e dytë të Kreshmës, më 16 Mars 2025, Sinodi i Shenjtë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë zgjodhi me votë unanime kanonike Kryepeshkopin e ri. Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani u zgjodh Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë dhe Primat i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë
I ftuar: Ferdinand Samarxhi gazetarin e mirënjohur dhe “Mjeshtër i Madh”
Opera feston këtë mes pranvere: Dy mbrëmje gala me shumë emocione