Isli Islami – Moderator në Top CHannel

I ftuar në programin “Rudina”, në Tv Klan ishte moderatori i njohur, Isli Islami. Ai është shumë elokuent, me plot sens humori dhe mjaft i dashur për publikun. Moderatori ka mbaruar Liceun Artistik “Jordan Misja” për violinçel, por muzika ka qenë pjesë e pandashme e jetës së tij. Isli është diplomuar për Marrëdhënie Publike-Komunikim.

I pyetur nga drejtuesja e emisionit, Rudina Magjistari për vathët që ai mban dhe kur ka qenë herë e parë që i ka vendosur, Islami përgjigjet se në vitin 2002 kishte vendosur një vath në gjuhë, por askush nga familja nuk e kishte kuptuar.

“Janë këto dëshirat e gjimnazit dhe unë përgjithësisht shquhem si një person, që çfarë ka diçka të re që është tendencë trendi, pa u fiksuar dua ta provoj, për aq kohë sa dikush tjetër nuk e ka bërë dhe në gjimnaz kështu kam qenë. Pa lejen e prindërve shkoj dhe vendos vathin tim të parë, piercing tim të parë në gjuhë, që asokohe bëhej fjalë nga viti 2002-2003. Ishte e sikletshme dhe e vështirë, e dhimbshme dhe thashë qenka fiks për mua, edhe e bëra. E mbajta vetëm një vit dhe nuk ma zbuloi askush nga të shtëpisë. E di çfarë ndodhi? Duke qenë se flas shumë përgjithësisht, në këtë periudhë që vendosa vathin e parë në gjuhë fillova të flisja me gojën pak më të mbyllur, që mos ma dallonte njeri”./tvklan.al

Iris Luarasi – Pedagoge në Fakultetin e Gazetarisë/ Aktiviste e Shoqërisë Civile

Iris Luarasi, pedagoge dhe aktiviste për të drejtat e grave. Ajo është një ndër gratë e cila gjithmonë është e kuruar dhe nuk del kurrë nga shtëpia pa buzëkuq. Në një intervistë të sajën në muajin Maj të vitit 2019 në revistën Living ka thënë se përgjithësisht ngjyra që përdor më shumë është e kuqja, por nuk përjashton dhe tonalitetet e tjera. Irisi është shprehur se edhe ne ceremonitë mortore ajo vendos buzëkuq, të lehtë, duke respketuar në këtë mënyrë personin që është larguar.

Historiku i buzëkuqit./ Është përdorur që në kohët e lashta (mbase që në kohën e Sumerëve, 3000 vjet p.e.s), buzëkuqi është konsideruar gjithmonë si një armë potente e joshjes. Gjithsesi, ky aset i çmuar do të thotë shumë edhe për shëndetin tonë fizik dhe psikologjik.

Nxënësit shqiptarë fitojnë vendin e parë në Forumin Ndërkombëtar “Modeli i Kombeve të Bashkuara”

Modeli i Kombeve të Bashkuara organizohet çdo vit,  dhe marrin pjesë përfaqësues nga 130 shtetet anëtarë. Organizohet një forum studentor ku nxënësit bëjnë prezantimet e tyre mbi çështjet globale. Në këtë aktivitet nxënësit zhvillojnë aftesitë e tyre mbi diplomacinë, negocimin, mendimin kritik, komunikimin publik, shkrimin dhe kërkimin. Nxënësit në këtë aktivitet përdorin teknika të njëjta me modalitetet dhe procedurat e Organizatave të Kombeve të Bashkuara ( nga ku merr dhe emrin). Albanian College merr pjesë çdo vit në këtë aktivitet dhe këtë vit , një prej nxënësve Dariel Domi, u vlerësua me çmimin e parë me temën që prezantoi.