Rudina – Emisioni 18 Shkurt 2021



Rudina – Emisioni 18 Shkurt 2021

20:57 18/02/2021

Mutacioni britanik i COVID-19/ Ne skype nga Londra me Nora Visoka Weller.

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen. #NoraVisokaWeller Përshëndetje miq, do të jemi sot sërisht në këtë linjë të drejtpërdrejtë nga shtëpia ime. E gjithë bota ka ndryshuar ritmin e saj dhe të gjithë jemi duke u përshtatur. Vite më parë nuk e mendonim se do të mund të punonim në këto kushte, por mesa duket pandemia na tregoi edhe një herë se është shumë e rëndësishme të kemi kujdes dhe të jemi sa më të shëndetshëm.

E në këto momente do të lidhemi me avokaten Nora Visoka Weller e cila jeton prej shumë vitesh në Cambridge, për të na njohur me situatën aktuale në Londër.

Fizioterapia respiratore dhe ushtrime fizike për personat e prekur nga C0VID.

I ftuar në studion e Rudina Magjistari ka qenë Dr. Fizioterapistin, Erion Hiluku, specialist në Rehabilitim Neurologjik dhe Kardio-Respirator ku ka dhënë rekomandime të fizioterapisë respiratore dhe ushtrimeve fizike për personat e prekur nga Covid-19.  

Rudina Magjistari: Ku konsiston aktiviteti fizik për personat e prekur nga Covid-19? Si fillon për ta rikuperimi përsa i përket aktivitetit fizik?

Erion Hiluku: Fatmirësisht shumica e njerëzve nuk kanë nevojë për fizioterapi respiratore apo aktivitet fizik sepse e kalojnë fazën e parë të sëmundjes pa dëme të mëdha. Kjo është pjesa më e madhe e njerëzve, pastaj kur virusi prek aparatin respirator fatkeqësisht mund të prekë edhe organe të tjera atëherë është e nevojshme që pacienti të aktivizohet, të kryejë disa aktivitete fizike të thjeshta në shtëpinë e tij.  Sigurisht në faza më të avancuara dhe të rënda fizioterapia respiratore ndiqet nga fizioterapistë të specializuar në qendrat spitalore apo në reanimacion, por shpresojmë që të mos shkojmë në ato faza.

Rudina Magjistari: A mund të demonstrojmë disa nga këto ushtrime sepse jam e sigurt që ka kuriozitet?

Erion Hiluku: Kemi dizajnuar disa ushtrime që i ndajmë nëpërmjet kolegëve tanë, nëpërmjet mjekëve dhe me disa lëvizje shumë të thjeshta mund të fillojë të aktivizohet aparati i frymëmarrjes. Në fillim fillohet me ushtrime të lehta të cilat konsistojnë në rregullimin apo në një frymëmarrjen të vullnetshme, ku bëhet inspirimi me hundë ku e përsërit 5 herë, pushon pak dhe nis sërish. Pacienti duhet të akumulojë një sasi të madhe oksigjeni në mushkëri sepse i detyron ato të bëjnë hapje kostale.

Mjeku ka demonstruar edhe disa ushtrime me instrumente që çdo njeri mund t’i përdore dhe mund t’i gjejë lehtësisht në treg.

Erion Hiluku: Është një instrument që quhet triflou dhe gjendet lehtë në treg. Përdorimi i tij bën që pacienti të bëjë një hapje të mushkërive në dy drejtime. Mund të bëjë një hapje kostale të brinjëve që është frymëmarrja jonë e natyrshme ose frymëmarrje diafragmatike që e bën me anën e barkut. Është një aparaturë tepër e thjeshtë, por që është për mushkëritë si të thuash peshat për muskujt, është jashtëzakonisht i domosdoshëm.

Rudina Magjistari: Po për të  sëmurët të cilët kanë sekrecione pulmonare cilat janë disa ushtrime që duhet të bëjnë?

Erion Hiluku: Marr një shishe gjysmë litërshe dhe e mbushim me ujë deri në gjysmë me një tub të vogël. Pacienti e fut në gojë dhe fillon i fryn ngadalë, ky është një ushtrim që ndihmon në eliminimin e sekrecioneve. Konsiston në nxjerrjen e ngadaltë dhe përmbajtur të frymës dhe në këtë mënyrë sekrecionet që janë të gjendura e të shpërndara në mushkëri.

Sekrecionet nuk qëndrojnë si copëza të mëdha, qëndrojnë si bulëza, si pjesë mikroskopike, si mbetje bakteriale apo viroza dhe janë mbetje mikroskopike. Duke i dhënë një ekspulsioni të lehtë të frymëmarrjes këta do të drejtohen nga alveolët, nga qendrat më të vogla të mushkërisë, do të drejtohen drejt tubave apo enëve më të mëdha dhe kur grumbullohen në pjesën trakiale me anë të kollës eliminohet.  

Ndiqni demonstrimin në video: /tvklan.al

“Piktori i ngjyrave”, Helidon Haliti ne nje rrefim per karrieren dhe jeten.

Sot në këtë pjesë të dytë do të kemi të ftuar një piktor i quajtur ndryshe ‘piktori i temës së përrallave dhe legjendave” ai është Helidon Haliti. Pikturat e tij të tërheqin vëmendjen që në momentin e parë që i sheh, bien në sy ngjyrat e forta dhe shpesh herë portetet njerëzore dhe kafshët të cilat domonojnë në pikturat e tij. Ai është një ndër artistët më të vlerësuar të artit pamor, veprat e tij kanë arritur edhe tek presidenti i Francës Nikolas Sarkozi apo në shumë koleksione private ne shtete të ndryshme të botës apo ne muze. Ai është në studion tonë, për të na rrëfyer jetën e tij përmes pikturës.

Horoskopi Kinez 2021, parashikimi per secilen shenje.

Nje traditë që e shoqeron prej shekujsh Vitin e Ri kinez, është dhe Horoskopi kinez, me shenjat e kafshëve që nuk përkojnë me ato që jemi mësuar nga horoskopi tradicional dhe që përkojnë me vitet e lindjes së gjithkujt. Sipas ciklit kinez 12-vjeçar të zodiakut të kafshëve, viti kinez që fillon në 2021 është viti i Bualli metalikt dhe ashtu sicc edhe iu premtuam sot do të ndalemi tek parashikimi I horoskopit kinez dhe në studio do të jetë pikërisht Burbuqe Spahiu…







Të ngjashme