Rudina – Emisioni 18 shtator 2019

Rudina – Emisioni 18 shtator 2019

18:58 18/09/2019

“Top sheqeri”, nje blogere e vogel ne instagram!

Ato të dyja janë nënë e bijë, të cilat duket se kanë një pasion të përbashkët që e kanë zbuluar në Instagram. Armonela Sulejmani dhe Anita e vogël, e njohur nga të gjithë si “Top Sheqeri” realizojnë foto me skenografi nga më të veçantat.

Ajo është vetëm 15-muajshe dhe një modele e adhurueshme. Pas çdo fotoje dhe skenografie qëndron nëna e saj, Armonela. Të dyja sëbashku, nënë e bijë përkushtohen që çdo etapë të rritjes ta dokumentojnë me anë të fotove.

“Top Sheqeri” ka ndjekës të shumtë në Instagram, i cili menaxhohet me kujdes nga nëna e saj.

E gjithë ideja e skenografive dhe realizimit të fotove lindi si një pasion i Armonelës, nënës së “Top Sheqerit” që të kishte shumë foto të bukura gjatë çdo faze të rritjes së vogëlushes së saj.

Ajo së bashku me 19 nëna të tjera kanë vendosur që të krijojnë një hashtag #bestbabiesteam në Instagram, nga ku organizohen që të realizojnë skenografi dhe foto me fëmijët e tyre me një tematikë të caktuar çdo muaj.

Armonela dhe “Top Sheqeri” ishin sot të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan dhe gjatë emisionit Armonela rrëfeu se si lindi ideja për një profil të tillë në Instagram.

“Unë si çdo nënë tjetër, kur Anita lindi iu përkushtova e tëra dhe lashë pas dore veten time. Në çdo foto në rrjetet e mia sociale ishte vetëm Anita dhe miqtë dhe të afërmit më sugjeruan që t’i hapja një profil të vetin në Instagram ku njerëzit mund ta shihnin, por mbi të gjitha ajo vetë të kishte disa kujtime. Ideja për t’i vënë emrin “Top Sheqeri” lindi si pasojë e kujtimeve të fëmijërisë, kur unë dhe motra ime hanim flokë sheqeri. Nita ka lindur e shëndetshme edhe pse tani i kanë ikur pak tulet, asaj i formoheshin rrathë ngado dhe unë i thërrisja top dhe një ditë natyrshëm më erdhi ta quaj top sheqeri”, tregoi Armonela./tvklan.al

Nikita Preka – Përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss world 2018”

Ajo ka qenë përfaqësuese e Shqipërisë në “Miss World 2018”, një ndër konkurset më prestigjiozë të bukurisë në botë, i cili u organizua në Sanya të Kinës. Bëhet fjalë për Nikita Prekën, e cila aktualisht punon si analiste biznesi në një kompani investimesh në Dubai.

E ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, bukuroshja rrëfeu eksperiencën e saj në “Miss World 2018” si dhe për jetesën së saj në Dubai, ku përveç punës ndjek edhe eventet e modës.

Unë kam mbaruar studimet për Financë në Londër. Zgjodha këtë profesion sepse gjithnjë më kanë pëlqyer numrat dhe më pëlqen të hedh hapa të sigurt. Doja një variant të dytë nëse moda nuk funksiononte. Pjesëmarrja në “Miss World 2018” në Kinë ishte një eksperiencë e bukur dhe një nga ëndrrat e mia të fëmijërisë. Arrita të njoh vajza me kombësi të ndryshme dhe ishin shumë të përgatitura. Unë kisha qenë në Hong Kong më parë, por nuk kisha qenë asnjëherë në atë pjesë të Kinës ku u zhvillua kompeticioni. Kemi qëndruar për një muaj atje sepse Miss Bota ka një proces rigoroz dhe merret shumë seriozisht dhe ka shumë punë. Më parë kamë fituar çmimin si Miss Lezha. Mora pjesë për ta pasur si eksperiencë dhe ishte surprizë që fitova. Një tjetër arsye se përse mora pjesë ishte se doja të jepja një mesazh për vajzat që konkurset e bukurisë janë shumë fuqizues për vajzat dhe gratë. Prej një viti unë punoj në Dubai. Është një vend ku mund të ushtroj hobet dhe pasionet e mia. Kam një punë shumë të mirë dhe suportoj veten time”, tha Nikita. /tvklan.al

Aida Baro – Kryeredaktoren e botimeve Pegi

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori