#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Në studio: Rita Petro, Eugena Aliu, Meri Shehu
Rita Petro: Vera ime mes librave, detit dhe kujtimeve/ 3 objektet e veçanta në studio
Në pjesën e parë të programit do të kemi të ftuar një personazh, të cilën e kemi patur shpesh për librat e saj pasi është një botuese dhe poete mjaft e njohur, por gjithashtu edhe për të dhënë mendim e saj për tema të ndryshme.
Këtë herë e kemi të ftuar për të na treguar më tepër rreth familjes së saj, të kaluarës së saj, e cila do të vijë përmes disa objekteve të vjetra të cilat i ka sjellë sot në studio për ne. Gjithashtu do të komentojmë pak edhe sesi ka qenë kjo verë për të…
“Një garë pa ty”, Rita Petro për bashkëshortin e ndjerë: Ta kujtoj fytyrën sa herë hapje sytë nën ujë…
Shkrimtarja e njohur Rita Petro ka qenë e ftuar sot në “Rudina” në Tv Klan. Teksa rrëfeu më shumë mbi pushimet e saj këtë verë dhe librat që ka shkruar, ajo kujtoi me nostalgji bashkëshortin e ndjerë me të cilën siç thotë ajo ka kaluar ditë të jashtëzakonshme.
Rita, pavarësisht se ai nuk ndodhet më pranë saj fizikisht, e mban gjithnjë në mendje. Për dashurinë, ajo ka shkruar shumë rreshta, disa prej të cilëve u lexuan dhe në studio.
Rita Petro: Gjithmonë kujtoj me nostalgji pushimet që kam bërë me bashkëshortin tim, sepse ato na zgjasnin shumë, se duke qenë se ne punonim bashkë, i merrnim pushimet e gjata dhe dy tre orë punonim bashkë online. Por, përveç bregdetit në jug, kishim vendin e preferuar në Kroaci, sepse ai ishte rritur atje dhe kalonim ditë të jashtëzakonshme, mua ato me thënë të drejtën më mungojnë jashtë mase!
-Në fakt në një video duke notuar, ti ke bërë një dedikim të bukur dhe ke përshkruar pikërisht këtë mallin, teksa noton e ndjen mungesën.
Rita Petro: Unë atë kam shkruar “Gara pa ty” sepse kjo është jeta ime, një garë sot për sot pa ty. Ne kishim një harmoni që ndonjëherë të duket se si mund të rrijë partneri pa u shoqëruar me miq ose pa fëmijët, gjithmonë e kemi atë se do mërzitemi. Jo, nëse do gjejmë gjëra të përbashkëta dhe pushimet për mendimin tim janë momentet më të mira, që duhet ta bashkojnë më shumë çiftin.
Ata të zbulojnë gjëra që e përditshmja nuk të lejon. Ne e kishim këtë gjë që përveç punës, kishim harmoni, “hajde tani, do ecim gjatë bashkë, do notojmë gjatë, do bëjmë këto gjëra sëbashku, nuk do hamë mëngjes, por do hamë drekë”, harmoni perfekte.
-Në fakt e ke përshkruar aq bukur…
Rita Petro: Ai hidhej shumë mirë nga shkëmbi, por unë kam pasur një cilësi që unë e ndiqja…
-A mund ta lexoj?
Rita Petro: Po!
–Më mungon gara me ty, të kujtoj sa herë e nxjerr kokën në sipërfaqe për të marrë frymë.
Të kujtoj sa herë përplas krahun fort në ujë për të ecur para, të kujtoj sa herë më duhet të sinkronizoj lëvizjet e këmbëve me krahët e mi, dhe jo më me të tutë
Të kujtoj sa herë ndihem e pasigurt larg bregut, ta kujtoj fytyrën sa herë hapje sytë nën ujë dhe të gjeja aty duke më buzëqeshur e nxjerrë flluska
Të kujtoj sa herë më duhet të kthehem te shkëmbi nga hidheshe ti aq bukur e t’ja nis nga e para, por pa ty
Kjo është jeta ime sot pa ty, me kujtime
Rita Petro: E paskam shkruar bukur! Se kur e shkruan nuk e ndjen gjithmonë atë, por kur e dëgjon dhe kaq bukur sa e lexove ti. Unë futem tek njerëzit që eci para dhe gëzoj gjithçka kam rreth e rrotull dhe njerëzit e mi të dashur, dhe e mbush ditën shumë bukur. Për të gëzuar jetën më tepër është prirje, çdo njeri ka halle e probleme po sa ke vullnetin për ta marrë ditën në mënyrë pozitive.
Nga festivali i Gjirokastrës tek “The Voice of Turkey”, Eugena Aliu dhe pasioni për muzikën
Në këtë pjesë të programit do të flasim për një këngëtare të re, por me një pasion të madh për muzikën dhe sot numëron disa këngë.
Eugena Aliu ka nisur që në moshë të re me pjesëmarrjet në kompeticione muzikore, madje një ndër më të rëndësishmet ka pasur atë në “The Voice Of Turkey” ( 2015).
Një tjetër detaj interesant janë edhe pjesëmarrjet e saj në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, madje hera e parë ka qenë kur ka qenë 8-vjeç dhe ka qenë pjesëmarrësja më e vogël.
Meri Shehu: Kjo do të jetë java e 1001 gënjeshtrave, kujdes këto shenja
Edhe këtë të hënë nuk mund të mungonte në program mikesha jonë, astrologia e famshme Meri Shehu. Si çdo të hënë Meri Shehu do të na thotë se si do të jetë kjo javë për shenjat e zodiakut, përmes përcaktimit të yjeve për secilën prej tyre.
/tvklan.al