#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Të ftuar: Abigeila Voshtina, Aurel Thëllimi, Mario Bregu

Rrëfehet Abigeila Voshtina/ Drejtoresha e re e TKOB, mami e një djali 3 muajsh

Dy gëzime në një muaj, Abigeila Voshtina tregon si u bë nënë dhe drejtoreshë në të njëjtën kohë

Abigeila Voshtina është një violiniste shumë e suksesshme, për një periudhë kohe asaj ju besua drejtimi artistik i Teatrit Kombëtar të Operas Baletit dhe Ansamblit Popullor, ndërsa që prej 1 Korrikut asaj ju dorëzua mandati si drejtoreshë e përgjithshme e këtij institucioni.

E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan Abigeila ka treguar se mandatin si drejtoreshë e TKOBAP e ka marrë në të njëjtin muaj kur u bë nënë për herë të parë. Ajo ka lindur një djalë të cilin e ka quajtur Enea, datëlindja e të cilit përkon me atë të violinistes. Sipas saj edhe pse një fëmijë nuk ka qenë një plan i saj, emocionet që ka ndier nga ky fëmijë nuk i ka ndier nga asgjë tjetër, si dhe i ka dhënë forcë për të vazhduar me projektet e saj.

Rudina Magjistare: Vijmë me lajmin e bukur të lindjes së djalit Enea, kështu që unë ju uroj me jetë të gjatë engjëllit të vogël që ka ardhur në jetën tuaj. Një bekim apo jo?

Abigeila Voshtina: Është shumë e vërtetë. Ndjesia e të qenurit nënë, për mua nuk ka qenë në planet e mia, prandaj edhe ka ardhur kaq vonë. Kam qenë një njeri shumë i përkushtuar ndaj karrierës dhe detyrave. E kam akoma këtë sens, nuk diskutohet. Por fëmija ka një emocion dhe një sensibilitet që më përpara në disa gjëra nuk e kisha. Kështu që më ka dhënë edhe forcën që të bëjë këtë që po bëj sot.

Rudina Magjistare: Dhe çuditërisht kanë përkuar në fakt të dyja gjërat njëkohësisht dhe ardhja e djalit dhe përgjegjësia e re si drejtore

Abigeila Voshtina: Mandati është marrë në 1 Korrik, ndërsa djali ka lindur në datën 18. Datëlindja e tij përkon edhe me timen.

“Tre javë pas lindjes u ktheva në punë”, Abigeila Voshtina rrëfen për jetën mes familjes dhe TKOBAP

Abigeila Voshtina është një violiniste shumë e talentuar e cila ja ka dedikuar jetën e saj artit. Së fundmi ajo është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e TKOBAP, duke arritur kështu të plotësoj një ëndërr shumë të madhe. Mirëpo plotësimi i kësaj ëndrre erdhi në një kohë paksa delikate, pasi në kohën e konkursit ajo ishte gati për të lindur e për t’u bërë nënë për herë të parë.

E ftuar në emisionin “Rudina”  në Tv Klan ajo ka treguar se si i është dashur të sakrifikojë kohën me të voglin e saj për t’u kujdesur për detyrën e re. Sipas saj, po të mos kishte qenë për partnerin, ajo sigurisht nuk do të kishte mundur t’ja dilte, por ka qenë pikërisht ai shtysa që e ka ndihmuar të realizojë ëndrrën e saj. Abigeila rrëfen gjithashtu se ju desh të bënte vetëm tre javë leje lindje e të kthehej menjëherë në punë.

Rudina Magjistari: Ju jeni bërë nënë, kanë ardhur njëkohësisht dy gjëra të rëndësishme në jetën tuaj, si e keni  menaxhuar këtë periudhë dhe si ka ndryshuar jeta juaj tani që jeni bërë nënë?

Abigeila Voshtina: Ndjesia e parë ishte, besoj kush ka pasur fëmijë e kupton vetë se ç’është të kesh diçka mbi trupin tënd. Një sensacion i jashtëzakonshëm. Nuk ka sallë koncerti që kam prekur që tra krahasoj. Kush ka dashur të bëhet artistë dhe nuk është bërë me ardhjen e një fëmije ka krijuar më shumë se kaq.

Rudina Magjistari: Siç i themi gjithë artistëve krijues. Kushdo e provon këtë ndjesi kur sjell në jetë një qenie tjetër.

Abigeila Voshtina: Mendoj që fëmija është kryevepra e zotit dhe prindërve bashkë. Të mos kisha partnerin që kam, babain e Eneas, do ishte jashtëzakonisht e vështirë. Ju them me  sinqeritet, para se ta bëja konkursin nuk doja ta bëja, se unë do lindja. E kemi diskutuar këtë gjë dhe më tha nëse e ke ëndërr bëje. Ky ka qenë motivi me të cilin unë me besim jam futur në konkurs, ndryshe nuk do isha futur. Ai shpenzon më shumë kohë me djalin se sa unë. Kjo është e kuptueshme nga ditët e punës së teatrit, por unë kur kthehem mundohem ta jetoj 100% , ta shijoj, të shikoj se si buzëqesh, si i hap sytë, si i mban duart. Se fëmija në muajt e parë merr përmasa të jashtëzakonshme, çdo ditë ka një gjë të re që ti thua si ka mundësi që e bëri edhe këtë gjë. Mundohem ta jetoj 100% gjatë natës që bëj rolin e nënës dhe pasditeve. Mundohem që në fundjavë kur nuk ka shfaqje apo takime në teatër t’ja dedikoj familjes.

Rudina Magjistari: Gjithsesi puna ju ka detyruar të mos e bëni lejen e lindjes së plotë apo jo. Jeni kthyer menjëherë në punë. Nuk e di, sa shpejtë?

Abigeila Voshtina: Tre javë.

Rudina Magjistari: Tre javë dhe ne ju kemi parë në ekran duke marrë detyrën e re. Kështu që është një lloj sakrifice edhe kjo që bëhet për punën. Është momenti kur gjen ekuilibrat, sakrifikohet, pak këtu, pak atje.

Abigeila Voshtina: Jeta e çdonjërit prej nesh është bërë me sakrifica. Por në qoftë se ti je duke ndjekur një ëndërr apo një forcë të madhe që ti e di ku do të shkosh dhe pse do të shkosh aty dhe kjo është në benefitin e një shërbimi shumë të madh se ne jemi për publikun, është një përmasë shumë e madhe që ti i jep dikujt diçka.

Ekskluzive/“GOC E LAGJES”, Aurel Thellimi dhe Mario Bregu, një këngë për dashurinë

“Doja një këngë për gocën e lagjes”, Rudina Magjistari-Aurel Thellimit: Të paska ngelur peng i madh

Aurel Thellimi dhe Mario Bregu ishin të ftuar këtë të martë  në emisionin “Rudina” në Tv Klan për të prezantuar këngën e tyre të re “Goc e lagjes”.  Nga vetë titulli i këngës kuptohet që kjo i kushtohet gocave të lagjes, por se si i ka ardhur ideja dy këngëtarët e treguan në studio. Sipas tyre ka mbi 1 vit e gjysëm që  punohet për këtë  këngë, ndërsa frymëzimin e kanë marrë nga gocat  e lagjes, pasi sipas Aurelit, çdo djal e gjen dashurinë e parë brenda lagjes.

Rudina Magjistari: Mario më trego pak çfarë është kjo këngë?  Kush e ka kompozuar?

Mario Bregu: E kemi kompozuar bashkërisht me Relin. Kënga ka nisur spontanisht, demoja e parë në studio. Ka një vit e gjysmë që demoja e parë ka qenë gati.

Rudina Magjistari: Dhe pse u prit kaq gjatë?

Aurel Thellimi: Dëgjo ne jemi inspiruar nga gocat e lagjes, se unë mendoj se dashuria e parë ndodh brenda lagjes. Dhe gjithmonë thoja se dashuria e parë edhe ajo platonike ndodh brenda një zone të caktuar. Unë kam lindur në Korçë dhe e di shumë mirë, kemi patur një vajzë prototip në lagje që të gjithë “e gjuanim” dhe flirtonim me të. Dhe duke kaluar koha unë thash, Mario dua të më bësh një këngë për gocat e lagjes.

Rudina Magjistari: Ja paske dedikuar asaj vajzës,mesa po kuptoj unë. Të paska ngelur peng i madh.

Aurel Thellimi: Jo, jo do ishte shumë bukur ashtu. Mendoj se dashuria e parë e çdo njeriu ndodh brenda lagjes dhe do doja që të isha i pari që i këndon vajzës që inspiron ndjenjën e parë. Flas pa limit moshe, se duke shkuar në shkollë me vajza duke patur pasditen me vajza, normale që edhe ndjesia lind me to.  Mendoj se vajzat e lagjes duhen respektuar se ato na mësojnë të ndiejmë./tvklan.al