#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Shqipëria “Shndrit” në Eurovision: “Zjerm” renditet në vendin e 8-të
Përshëndetje të dashur miq! Kjo fundjavë ka patur si kryefjalë mbrëmjen më të ndritshme të muzikës europiane, por emocionet janë ende të freskëta! Bëhet fjalë për spektaklin më të madh, Eurovision Song Contest 2025 i cili ka sjellë si gjithmonë polemika, surpriza, dhe shumë, shumë zhurmë në rrjete sociale.
Sot, në këtë pjesë të parë, do t’i analizojmë të gjitha: që nga performancat më të suksesshme e deri tek ato më të diskutueshmet, çfarë funksionoi, çfarë jo dhe më e rëndësishmja ,a ishte votimi i drejtë apo jo? Cdo shqiptar është ndjerë krenarë padyshim me “Zjerm”, Shkodra Elektronike u rendit e 8-ta me 218 pikë nga publiku…
Të ftuar: Olti Curri, Dasara Karaiskaj
Pas emocioneve të mëdha që na dhuroi Eurovisioni, është koha të rikthehemi në skenën tonë muzikore dhe të zbulojmë prurjet më të fundit nga artistët tanë. Në këtë pjesë te dytë të emisionit, do të jemi me dy këngëtarë të talentuar nga Kosova, Ard Gashi dhe Mirdon Pacolli, të cilët kanë sjellë disa projekte të reja muzikore.
Kënga e fundit, e publikuar para tre javësh, është një bashkëpunim i veçantë me Anxhela Peristerin, “A ke mendu”. Ndërkohë para një muaji ata publikuan një tjëtër këngë, “S’e meritova”. Por jo vetëm kaq, në nëntor prezantuan albumin e tyre të parë, në jetën personale të paktën për njërin, Mirdonin ka ndryshuar statusi, sepse në shkurt u publikuan edhe pamje të dasmës së tij. Do kemi shumë për të folur por fillimisht le t`i presim në studio…
Të ftuar: Ard Gashi, Mirdon Pacolli
Si çdo të hënë, presim astrologen tonë Meri Shehu, për të mësuar këshillat dhe yjet për secilën
shenjë për këtë javë:
YJET PËR JAVËN 19-25 MAJ:
Dashi 3
Demi 3
Binjaket 2
Gaforret 4
Luani 3
Virgjeresha 4
Peshorja 2
Akrepi 1
Shigjetari 3
Bricjapi 2
Ujori 3
Peshqit 2
/tvklan.al