#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Teuta Doçi: Dekadat e jetës sime


Takohemi edhe sot në këtë të mërkurë, për ta nisur programin me një rubrikë të re në programin tonë: “Dekadat e Jetës Sime” – Një rrugëtim përmes kohës, sukseseve, sfidave dhe momenteve që kanë lënë gjurmë. Në këtë rubrikë, të ftuarit tanë do të ndajnë historinë e tyre, kapitujt që i kanë formësuar dhe mësimet që koha u ka dhënë. Çdo dekadë, një histori… çdo histori, një frymëzim!
Sot do të kemi kënaqësinë ta çelim këtë rubrikë, me një grua të fortë, të sukesshme, gjithmonë frymëzuese në diskutimet në panelet televizive, një grua që ka ndërtuar rrugën e saj me punë, vizion dhe përkushtim. Presim në studio Teuta Doçin.

Simboli i shqiponjës dykrenore, prezantohet fanella e re e Kombëtares


Në këtë pjesë të dytë do të ndalemi te diçka shumë e rëndësishme për të gjithë tifozët kuqezi – Federata Kombëtare e Futbollit Shqiptar ka prezantuar fanellën e re të Kombëtares. Një detaj që gjithmonë ngjall emocion dhe krenari tek të gjithë sportdashësit.  Do të flasim për dizajnin e saj, simbolikat që mbart dhe pritshmëritë e tifozëve. 
Por sigurisht, nuk mund të kalojmë pa komentuar edhe dy ndeshjet e para të Kombëtares sonë për kualifikueset e Botërorit 2026. Kujtojmë se Shqipëria është në Grupin K me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.
Kuqezinjtë do ta nisin me “3 Luanët” më 21 Mars, ditën e premte, ndeshja e parë e grupit për ne, do të luhet jashtë vendit. Dhe më 24 Mars, kuqezinjtë kthehen në Tiranë dhe do të luajnë përballë Andorrës. Si pritet te performojë skuadra jonë e zemrës?
Rikujtojmë edhe njëherë që ndeshjet e kombëtares do të keni mundësi t`I shijoni në ekranin e
Tv Klan.

E ftuar: Lenida Halili, psikologe/ Zëdhënëse për shtyp e FSHF

Koncerti me gratë e Mirditës. Vallet e traditës, që përcillen ndër breza


Në pjesën e tretë do të sjellim një ngjarje kulturore që mishëron shpirtin, traditën dhe forcën e gruas mirditase – “Koncerti me Gratë e Mirditës”. Ky është edicioni i tretë i këtij koncerti dhe e bukura është që ato janë disa zonja që I ka bërë bashkë dashuri për vallet dhe traditën, pa qenë profesioniste. Ato kanë mësuar për rreth 3 muaj vallet e bukura shqiptare në Qendrën e Kulturës Mirditë me koreografen Elida Marku dhe kanë dhënë koncertin më 8 mars.
Ky koncert nuk është thjesht një shfaqje artistike, por një homazh për gratë e kësaj zone, të cilat brez pas brezi kanë përcjellë këngët, vallet dhe mjeshtërinë e tyre në artin e dorës dhe trashëgimisë kulturore.

Të ftuara:

Elida Marku – Koreografe

Performojnë në studio:
Meri Ndoca
Kristina Mrruku
Kristjana Ndoji
Drilona Tirtja
Ermelinda Lleshaj
Ilda Vokrri
Lindita Margjini
Mirela Lleshi
Izaura Ukaj
Marinela Ruçi
Klodjana Syziu

/tvklan.al