Saimir Çili – Kantautor

Isea Çili – Këngëtare

Vajza e kantautorit shqiptar, Saimir Çili, mesa duket ka ndjekur gjurmët e babait të saj dhe së shpejti do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Junior 2019.

Kënga me të cilën Isea do të përfaqësojë Shqipërinë titullohet “Mikja ime fëmijëri’’, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të kompozuar nga babai i saj. Të ftuar në programin “ Rudina” në Tv Klan, ata kanë folur më tepër për këtë bashkëpunim dhe përvojë të re.

Kur të del fëmija në skenë qenka… Nuk e di është një emocion që nuk shpjegohet me fjalë.. Shumë i fortë. Kënga nisi vetëm për Isean. E lamë njëherë, i thashë ‘babi je akoma e vogël, vitin tjetër’. Javën e fundit para se të bëheshin pranimet, babi dua këngën. 20 herë në ditë: Babi dua këngën. Ishte lajmotivi i ditës dhe thashë epo e do.. do ulem dhe do ta kompozoj”.

Isea është 12 vjeç dhe ka në skenë 7 vite sepse ajo ka dalë për herë të parë në moshën 5- vjeçare. Çili nuk ka qenë gjthmonë dakord që Isea të merrej me muzikë, por kjo ishte një dëshirë e saj.

S’kam dashur që Isea ta ketë profesion muzikën, artin, por jo që mos merret. Domethënë që ta ketë profesion të dytë ose thjesht argëtim për qejfin e saj, për çlodhje, kur i thonë. Por kjo vendosi… Gabimin e bëra unë sigurisht, sepse duke punuar me vëllezërit Laço dhe me Adrian Hilën në “100 vjet muzikë” ishte Adi Hila, Blendi Laço dhe Pandi që thanë do marrim Isean që të hapi spektaklin, ka qenë vetëm 5 vjeç.  Që aty ishte hapi i parë i Iseas, por unë nuk kam dashur. Arti ka një gjë, ose të jesh në pesëmbëdhjetëshen e parë ose mos u merr fare me art”.

Por Isea është e vendosur dhe do të bëhet këngëtare.

Po jam e vendosur, kam shumë qejf të bëhem këngëtare, ose edhe aktore”. /tvklan.al

Historia ime/ Tre gra rrefejne jeten e tyre mes familjes dhe profesionit!

Alkent Pozhegun – Artist

Artisti, Alkent Pozhegu është tre herë i certifikuar nga Guiness. Së fundmi, ai ka arritur të futet në librin Guiness për portretin më të madh të krijuar me drithëra të ndryshme, të Presidentit amerikan Donald Trump. Pozhegu ka qenë i ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur edhe më shumë për pasionin e tij të madh për artin dhe çmimet e fituara.

Per realizimin e mozaikut të Donald Trump, ai ka punuar rreth dy vite e gjysmë. Materialet që ka përdorur janë: Misër, oriz, fara luledielli dhe grurë. Për mozaikun janë përdorur 4000 kg drithëra. Përmasat janë 20×26. 560m2. Titulli i fituar për këtë mozaik të realizuar është: ‘Largest Grain Image’.

Një durim i jashtëzakonshëm. Kravata është bërë me misër të kuq, fytyra me misër të bardhë, flokët i ka me pak grurë, vetullat janë me farë luledielli. Kam bërë disa prova, deri sa të gjeja momentin final, në mënyrë që të shihet dhe të pranohet nga rekordi Guiness”, thotë ai.

Pozhegu është rekordmbajtës i rekordeve boterore të Guinness: ‘Largest Grain Mosaique’ (30 Maj 2014) dhe ‘Largest Seed Mosaique’ (15 Maj 2017)

Rekordet jo të pranuara: Skulpturë me fruta 30 metra gjatësi (16 Qershor 2012) dhe Pema më e madhe nga Frutat (29 Maj 2015)

Më parë ka fituar Guiness për mozaikun me dy emrat e futbollistëve Cristiano Ronaldo dhe Messi. Në vitin 2017 me mozaikun e Rita Orës dhe së fundmi me mozaikun e Donald Trump. /tvklan.al