“Lira ka emer, UÇK”/ Nisma kunder arrestimeve te ish-krereve te UÇK-së!

Burbuqe Berisha dhe Eliza Hoxha, dy nga nismëtaret e “Liria ka emër” kanë qenë të ftuara në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Dy artistet kanë treguar historinë e kësaj nisme dhe thanë se tashmë është rrokullisur historia dhe Kosovës po i bëhet një krim, pasi agresori është kthyer në viktimë.

Burbuqe Berisha: Arrestimet kanë qenë tronditëse. Shumë luftë, shumë gjak, shumë humbje nga Kosova dhe në fund njerëzit më kryesor të luftës janë në bankën e të akuzuarve. Ky është një krim i madh që po i ndodh Kosovës. “Liria ka emër” ka nisur më herët se kryerjes së arrestimeve.

Ne jemi munduar si një organizatë artistike, që përmes aktivitetit tona mbledhim fakte që nuk janë dokumentuar siç duhet. Ka pasur informacione, por kurrë nuk kanë qenë të plota. Ne kemi bërë këtë nismë, pasi ka 5 vite që është miratuar në Kuvend ligji për Gjykatën Speciale. Historia jonë ka nisur që prej arrestimeve të para.

Eliza Hoxha: Në fakt “Liria ka emër” nuk ka lidhje me Gjykatën Speciale, sepse ne nuk e ndikojmë dot këtë gjykatë. Në kuptim historik dhe politik arrestimet janë shumë të rënda, pasi ndodh një rrokullisje e historisë. Tani nuk dihet se kush është agresori, kush është viktima dhe kush ka bërë gjenocid.

Më tej deputetja dhe këngëtarja Eliza Hoxha  shprehet se rezistenca e popullit të Kosovës dhe lufta që udhëhiqej nga UÇK ka qenë në mbrojtje të dinjitetit, pasi askush nuk ka sulmuar dhe nuk ka luftuar në Serbi, por kanë qenë në shtëpitë e tyre./tvklan.al

Studimi/ 1 ne 5 pacientë me COVID-19, shfaq probleme në shëndetin mendor!

Sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, një në pesë persona që kanë probleme mendore, kanë më shumë shanse që të infektohen me COVID-19. Lidhur me këtë temë, e ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë psikiatrja Arjana Rreli.

Një në pesë persona, nuk janë pak. Por po të shikosh studimin nuk janë marrë faktorët social dhe ekonomik. Këto mund të jenë faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht. Nëse e shikojmë në këndvështrimin pozitiv, këto tre çrregullime nuk janë çrregullime të forta të shëndetit mendor.

Ankthi, depresioni dhe pagjumësia, nuk konsiderohen si çrregullime të forta. Por nga ana tjetër të gjithë e kanë përjetuar këtë situatë me frikë, pasi ka qenë diçka e panjohur. Nëse flasim për ankth ndikon në mbarëvajtjen e shëndetit tonë”, tha Rreli.

Më tej mjekja shtoi se  ata që kanë probleme mendore kanë më shumë risk që të infektohen me COVID. “Ky studim ka nxjerr një problem tjetër madhor, që është se 65% e personave që kanë pasur probleme të shëndetit mendor kanë qenë më të predispozuar që të infektohen me COVID”, tha ajo.

Psikiatrja po ashtu tregoi pse infektimi është më i lehtë tek këta persona, duke shtuar se gjithçka varet nga imuniteti.

Një person që ka probleme të shëndetit mendor ka një imunitet më të ulët. Problemet e shëndetit mendor ulin forcën mbrojtëse në organizëm, pasi kanë lidhje me çfarë imuniteti ynë duhet të luftojë praninë e virusit. Duke qenë se imuniteti është më i rënë, predispozita që të infektohen është më e madhe”, tha psikiatrja Arjana Rreli./tvklan.al

Ide dekorimi/ Si te shtrojme tavolinen në stinen e vjeshtes!

Shtrimi i tryezës dhe zbukurimi i saj mund të themi se janë art më vete. Zgjedhja e menusë dhe shumëllojshmëria e recetave nuk do të mjaftonin për të arritur atmosferën e duhur. Duke qenë se jemi në stinën e vjeshtës ne sot do të japim disa këshilla si të shtroni një tavolinë vjeshte. Madje në studon tonë gjendet një tavolinë shumë e bukur, e shturar me shumë elegancë dhe me disa dtejae që e zbukurojnë edhe më tepër gjatë kësaj stine. Ftojmë edhe atë I cili e ka dekoruar në ccdo detaj, Armand Peza.