Lajmet e rendesishme te dites.

Historia e bukur e miqesise mes 4 vajzave ruse, qe jetojne ne Tirane.

 Në këtë pjesë të parë do të kemi të ftuara katër mikesha ruse të cilat kanë krijuar jetën e tyre ne Tiranë. Të katërta kanë gjetur dashurinë këtu, ndonese janë takuar në vende të tjera gjatë pushimeve me bashkëshortët nga Shqipëria. Kanë lënë vendin e tyre, Rusinë, dhe kanë vendosur të jetojnë në Tiranë prej vitesh. Por, çfarë bëjnë 4 mikesha ruse në Tiranë? Do të flasim për miqësinë e tyre, marrëdhënien qe kanë krijuar me Tiranën, familjen e tyre por edhe profesionin që kanë në Tiranë.

Mbreteria e Bashkuar ne zi/ Ceremonia mortore e Princ Philip.

Qe prej ditës së premte, Mbretëria e Bashkuar ka qenë në zi në nderim të Princ Filip, Dukës së Edinburgut, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare me 9 Prill. Ditën e shtunë u mbajt ceremonia mortore në Ëinsdor në kishën e St. George. Një ceremoni e vogël ku u respektuan masat anti Covid me vetëm 30 pjesëtarë të familjes të pranishëm. Princ Filipi gjithmonë kishtë dashur një ceremoni të vogël e duket se dëshira e tij u respektua.