Mimoza Keta – Gjinekologe
Nora Malaj – Ish deputete/ ish Zv Ministre Arsimit
Ariana Rreli – Mjeke Psikatër

Menopauza është fundi  I periudhës së mestruacioneve dhe fertilitetit, një fazë natyrale në jetën e gruas . Zakonisht kjo ndodh ndërmjet moshës 45 dhe 55 vjecare por në raste të rralla mund të ndodhë edhe më herët ose më vonë, Në këtë fazë, pasi gruaja arrin menopauzën, trupi i saj  pëson disa ndryshime . Vezoret e femrës në këtë fazë prodhojnë më pak hormone femërore (estrogjen) dhe progesterone dhe për këtë arsye femra nuk është më në gjendje të mbetet shtatëzënë.  Po ashtu , një fazë kalimtare e njohur si “ perimenopauza” mund të fillojë disa vite para menopauzës, gjatë së cilës gratë kanë një rënie të pjellorisë, nivele të luhatshme të hormoneve, ndryshime të humorit , etj. Një fazë të cilën shumë prej femrave e përjetojnë me vështirësi në vetëvlerësim dhe me ndryshime të mëdha fizike sic janë afshet apo skuqjet në zona të ndryshme të fytyrës,  që ndikojnë në përditshmërinë e tyre .

Iris Elezi – Drejtoresha e Arkivit Qëndror Shtetëror të Filmi

Kjo nuk është hera e parë ku Shqipëria prezanton artin filmik në Vjenë. Si drejtuese e Arkivit të filmit , regjisorja Iris Elezi, në Nëntor të vitit 2019 ka promovuar në Vjenë filmin “Nusja dhe shtetrrethimi” . Vlen për tu përmendur përpjekja e kineastes për të promovuar kinemanë Shqiptare të para viteve 90 dhe për të cilësuar vlerat e artit Shqiptar. Këtë vit është rikthyer në Austri për të promovuar sërisht artin filmik Shqiptar duke përzgjedhur 10 tituj të njohur. Jo rastësisht janë zgjedhur filma të cilët pasqyrojnë periudha të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi yne.