#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Vrasja në Shkodër, krim pasioni? Gazetarja Emi Kalaja raporton ngjarjen tragjike
Do të flasim për një ngjarje tragjike që ka tronditur qytetin e Shkodrës ditën e djeshme. Rreth orës 11:15, janë dëgjuar të shtëna në një automjet në lagjen “Mark Lula”, ku një çift ka përjetuar një dramë të rëndë. Një 34-vjeçar ka tentuar të vrasi bashkëjetuesen e tij 44-vjeccare, dhe më pas veten. Nga ky rast autori i krimit ka ndërruar jetë në vend ndërsa bashkëjetuesja e tij ka mbetur e plagosur rëndë. A bëhet fjalë për një krim pasioni? CIlat kanë qenë arsyet që kanë ccuar në këtë ngjarje tragjike?
Abigeila Voshtina dhe Jacopo Sipari di Pescasseroli: Turneu ynë në skenat ndërkombëtare
Do të presim në këtë pjesë dy artistë të shquar të muzikës klasike, të cilët janë bërë bashkë për të sjellë një turne me koncerte në skenat e njohura ndërkombëtare. Bëhet fjalë për violinisten e njohur shqiptare Abigeila Voshtina dhe dirigjentin italian me famë ndërkombëtare Jacopo Sipari di Pescasseroli. Turneu i tyre ka nisur me 17 janar të këtij viti ku kanë interpretuar në Prishtinë dhe deri më 9 shkurt në Tel Aviv, Izrael, ku u ngjitën në skenë me Orkestrën Simfonike të Haifës, duke interpretuar vepra të shquara të muzikës klasike. Sot do të flasim për këtë turne të suksesshëm, për emocionet që kanë përjetuar në skenat ndërkombëtare dhe për projektet e tyre të ardhshme në botën e muzikës klasike.
“Ligji i rrugës”/ A mund të ndryshojë gruaja bravën e derës gjatë procesit të divorcit?
Në këtë pjesë të programit do të ndalemi tek rubrika jonë ME AVOKATEN (“Ligji i rrugës”). Së bashku me ne në studio është avokatja Margarita Kola. Sot do të trajtojmë një temë delikate dhe të ndjeshme që ka të bëjë me konfliktet mes një çift të cilët janë në proces divorci dhe ndodhen në një situatë të tensionuar, pas sherreve të shumta, gruaja do të nxjerri burrin nga shtëpia, madje ka ndërruar edhe bravën e derës. Por, a është e ligjshme kjo? A mund të ndryshojë gruaja bravën e derës së shtëpisë gjatë procesit të divorcit, nëse I ka kërkuar bashkëshortit dhe ai refuzon të largohet nga shtëpia? Do të kemi edhe një rrëfim dhe me ndihmën e avokates Margarita Kola, do të mundohemi t`i japim një zgjidhje…