Te kesh dy pamje: Nje per jeten reale dhe nje per ate virtuale!

Në pjesë të parë të emisionit d të flasim për një temë shumë interesante. Do të flasim për bukurinë, për konceptin e bukurisë dhe sa ka ndryshuar standardi i bukurisë sidomos tani nën presionin e rrjeteve sociale. Pikërisht për këtë temë do të flasim me Fjodora Fjorën, Erald Farruku dhe Anxhela Peza.

Gala Aliaj, nje yll ne ngjitje/Emocionet e fitores ne “The Voice Kids Belgium”!

Në një lidhje me Skype tek emisioni i Rudinës në TV Klan, ka qenë vajza e Robert Aliajt, Gala e cila fitoi çmimin e parë në “The Voice Belgium” në 11 Shtator. Ajo ka dhënë intervistën e parë ekskluzive për Rudinën pas fitores, ku ka treguar dhe emocionet që ka përjetuar, ëndrrat dhe dëshirat e saj.

Rudina Magjistari: E prisje të ishe ti fituesja?

Gala Aliaj: Nuk e prisja fare sepse shkova për tu argëtuar.

Rudina Magjistari: Po flet gjysmë shqip, gjysmë anglisht Gala, por shqipen duhet ta përmirësosh rrugës.

Gala Aliaj: Mund të flas në shqip, por ka gjithmonë fjalë që nuk i di dhe duhet të mendohem.

Rudina Magjistari: Kur dëgjove emrin tënd në ato momente, e kujton dot emocionin?

Gala Aliaj: Thashë What the f*ck.

Rudina Magjistari: Uau! (Qesh) Jemi në television Gala.

Gala Aliaj: Pastaj u gëzova shumë.

Rudina Magjistari: Po Roberti më i lumtur se kurrë, më trego pak si ishin emocionet e tij, si e ndjeve babain tënd në atë moment?

Gala Aliaj: Gjithmonë babi ka një mimikë që tregon se është shumë krenar.

Rudina Magjistari: Çfarë mimike bën?

Gala Aliaj: Nuk mund ta imitoj dot. Ka një buzëqeshje shumë të qetë, nuk mund ta shpjegoj dot tamam.

Gala ka treguar se ajo ka plot ëndrra, dëshiron të shkojë në Londër dhe të bëhet aktore dhe këngëtare dhe të mësojë shumë gjuhë të huaja si italisht, spanjisht, gjermanisht, japonisht etj. /tvklan.al

“Arti i marreveshjes se saj” – Historia e jetes se Melania Trump!

Në këtë pjesë të tretë të programit do të flaim për një libër  mjaft interesante që ka ngjallur kuriozitetin që kur është botuar. Bëhët fjalë për biografinë e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Meliania Trump.

Ajo gjithmonë tërheq gjithmonë një vëmëndjën e medias në cdo daljes të saj por dhe për jetën para se të ishte zonja e parë. Sot kemi në dorë librin biografik “Arti i Marëveshjes së saj”  i përkthyer në shqip nga shtëpia botues “Bota Shqiptare”.