#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.

Takohemi edhe sot në këtë të shtunë me miq të mirë për të ndarë rrëfime të bukura dhe frymëzues. Sot do të flasim për te rinjte, cfare kerkojne sot, cfare ka ndryshuar nga dje! Në çdo periudhë historike, brezat e rinj përballen me sfida dhe mundësi të ndryshme. Me miqtë tanë të panelit do të kemi mundësi të ndajmë momente kyçe, nostalgji, përvojat e tyre, po aq sa edhe mendime të ndryshme mbi karakteristikat e brezit të të rinjve sot, ndryshimet e tyre me brezat e dikurshëm, si dhe ndikimin e teknologjisë dhe kulturës moderne në jetën e tyre. Me zhvillimin global jetojmë në një botë që ndryshon me shpejtësi, po aq sa ndryshojnë dhe brezat që me kalimin e viteve formësojnë identitetin e tyre. Por si Çdo të shtunë, nuk do të mungojë as momenti i fjalimit nga secili prej të ftuarve tanë. Se çfarë teme kanë zgjedhur do ta mësojmë pas pak. Gjithashtu po aq e pëlqyer nga të ftuarit tanë ështe edhe receta e shefit, që do të kemi në pjesën e tretë…

Të ftuar: Teuta Doçi, Marin Meksi, Sindi Tona, Rovena Rrozhani, Flavio Qarri

Rudina – Çfarë kërkojnë sot të rinjtë? Si kanë ndryshuar brezat?

Rudina – Nga mbrëmjet në shtëpi dikur e deri tek clubet sot/ Si argetohen të rinjtë?

Rudina – Çfarë duan të rinjtë? Te ftuarit kanë nga një mesazh për ta, nderkohë zbuloni dhe pjatën e shefit