“Dashni”/Surpriza e veres per publikun nga Anxhela Peristeri!

Ajo është një këngëtare shumë e dashur ku gjithmonë ka arritur të fitojë zemrat e publikut me këngët e saj ndër vite. Sapo ka publikuar këngën e saj të rradhës, një projekt muzikor veror e ku në thelb është dashuria. “Dashni” është videoklipi më i fundit i Anxhela Peristerit e cila do të na flasë në lidhje me të por jo vetëm. Ajo gjithashtu ka fituar tofeun “Kënga e vitit”, në çmimet Kult 2019, madje do të kemi edhe një perfromancë të kësaj këngë, për të mos u humbur. Ftojmë në studio këngëtaren, Anxhela Peristeri.

Anxhela Peristeri sapo ka publikuar këngën e saj të fundit “Dashni” më 1 korrik. Një projekt muzikor veror. Klipi është xhiruar tek Cheers në Tiranë dhe një pjesë në Vlorë.

Anxhela Peristeri në fillim të qershorit ka bërë një periudhë pauze pushimi në jug.Anxhela Peristeri në 23 qershor në koncertin “Muzik on”, 5 orë MARATONË KËNGE, një koncert te Amfiteatri i Tiranës, dedikuar muzikës dhe të gjithë atyre që kaluan kohë të vështira nga Covid 19, sidomos mjekëve dhe infermierëve nga këngatërë të ndryshëm.     

Anxhela Peristeri morri pjesë në sfilatën e Joni Peçi& Friends  – One night Show” ku sfiloi me një veshje provokuese ku binte në sy trupi i gjatë dhe elegantë.Performanca në studio, Anxhela Peristeri dëshiron të këndon “Pa mua”, një këngë që fitoi çmimin Kult 2019 si “Kënga e vitit”, kompozuar nga Keidi Bahiti. Të ardhurat e këtij çmimi shkuan për të prekurit nga tërmeti i 26 Nëntorit.

A eshte e dashuruar Anxhela Peristeri!

Një moment i rëndësishëm për ty ka qenë edhe trofeu “Kënga e vitit” në çmimet Kult me këngën “Pa mua”, e prisje këtë çmim? Si u ndjeve?

Momenti kur Anxhela Peristeri merr cmimin “Kënga e vitit” 

Ke vendosur që të ardhurat që more nga ky çmim të shkojnë për të pekurit e tërmetit?

Për të bërë këngë të pëlqyera nga publiku, a ke bërë compromise ndonjëherë për cilësinë e këngës dhe cila ka qënë ajo? Cili është zhaneri që nuk do të këndoje kurrë?

Çfarë mendon për muzikën tallava?

Pavarsishtë të gjithave, je një ndër këngëtaret që vlersojmë dhe duam pikërisht për muzikën e bukur që bën. Ne do të kemi tani pikërisht momentin e performancës nga Anxhela Peristeri- “Pa mua”…

Cifti i DJ-ve rrefejn historin e tyre te dashurise: “Per 20 dite jemi fejuar”

Në këtë pjesë të dytë do të kemi të ftuar një çift interesant. Ata janë partnerë në jetë po ashtu edhe në profesion pasi kanë zgjedhur që të kalojnë gjithë jetën e tyre së bashku po ashtu të ndajnë edhe një pasion që është kthyer në profesionin e tyre. Një çift i dashuruar me njëri-tjetrin po ashtu edhe pas muzikës. Ftojmë në studio çiftin e DJ-ve, Arbër dhe Erida Kadena.

Emrat e artit: Dj Stone (Arber) dhe Miss Rose (Erida)

Arbri performon si DJ prej 23 vitesh, ndërsa bashkëshortja, Erdia ka nisur fillimisht punën si DJ në një club ne Rhodos Greqi 2016. 

Arbri ka qenë mësuesi i Eridës në profesionin e tyre si DJ.

Njohja: Nëpermjet një të afërmes së Eridës. Ka qenë dashuri me shikim të parë. Janë shumë aventurierë si natyrë dhe shijojnë jetën.Partnerë në jëtë që prej 11 vitesh. Prindër të dy fëmijëve, Beatris 9-vjeç dhe Rayan 3-vjeç.Paradite bejme pune te profilit te ndryshem. Erida është mësuese e gjuhës angleze ndërsa Arbri menaxher shitjesh. 

Arbri është shumë i pasionuar, teknik dhe me shumë fantazi. Ndërsa Erida ka virtyte të tjera si DJ. Ajo ka guximin, eksploron në zhanëra te ndryshëm muzikorë, performon dhe e shijon skenën. Të dy plotesojme njëri-tjetrin si në jetë ashtu edhe në art.

Ata janë në përfundim të klipit të këngës së tyre të parë. Karantina i shtyu për të sjellë një projekt muzikor.

Performojnë në club të ndryshme dhe gjatë verës në jugun e Shqipërisë.Kanë patur një eksperiencë në Kenga magjike ku ishin pjesë e jurisë. Erida ka qenë sportiste per 20 vite (kampione e vendit ne pingpong per 6 vite)

Vështirësia më e madhe që hasin në profesionin e tyre është që nuk shohin fëmijët për orë edhe ditë të tëra disa raste. Por, arrijnë ta kompesojnë kohën e humbur kur kanë pushim e duke e mbushur gjithë kohën e lire me ta.