Irma Libohova – Këngëtare

Më 15 shkurt Irma Libohova publikoi videoklipin “Ike ti” me tekstin e bërë nga Irma dhe Muzika: Alban Arifi.Irma Libohova ishte një ndër këngëtaret e ftuara për 100 vjet Tirana kryeqytet në të cilin ishin të ftuar edhe këngëtarë të tjerë si: Merita Halili, Valbona Mema, Sinan Hoxha etj më 11 shkurt. Një ndër pasionet e Irma Libohovës janë fotot dhe veshjet të kombinuara gjithmonë me aksesorë. Gjithmonë ka rënë në sy stili I veçantë I veshjeve të Irmës ku dominojnë ngjyrat dhe aksesorët me përmasa të mëdha. Këto ditë Irma realizoj një photoshooting për kopertinën e një reviste (Star People).

Gjatë realizimit të photoshotting, Itma përdori 4 veshje të ndryshme në disa vende të ndryshme në Tiranë, si stadium “AirAlbania”, Universiteti dhe në disa zyra. Veshjet që përdori në photoshooting ishin me ngjyra të forta dhe shumë të dashura për Irmën. Irma Libohova ka publikuar disa kohë më parë një video një kërcim me Julian Bulkun ku shkruan pas Yoga. Mesa duket Irma është fokusuar edhe tek Yoga. Këto ditë Irma Libohova ka realizuar një këngë tjetër “Mam”, një elegji për nënën me të cilën vjen në bashkëpunim me reperin nga Gjakova, Ylldrit Jakupaj.

Ai shquhet dhe vlersohet shumë si tekstshkrues mjaft i mirë. Të paktën kështu e vlersojnë adhuruesit e hip hop-it ata të cilët e njohin, sepse në tekstet e Ylldritit secili mund ta gjej veten. Pervecc muzikes që e ka si pasion, Ylldrit Jakupaj me profesion ështe Jurist.

Meri Shehu – Astrologe

Sapo kemi hyrë në muajin mars dhe është bërë tashmë traditë në programin tonë që çdo muaj të kemi të ftuar Meri Shehun, e cila do të na bëjë për programin tonë parashikimin e saj duke na renditur shenjat nga më me pak fat deri tek shenjat më me fat që parashikohen për muajin mars.

Eliona Thomanaj – Regjisore dhe skenariste
Bledar Gërcaliu – Piktor Animator
Ronida Myrtaj – Zbatuese e animacionit dhe ngjyruese

Filmi vizatimor “Legjenda e vendit t`shejt” është në fazën e postproduksionit. Filmi vizatimor flet për legjendën e kishës së Laçit, kisha e Shna Ndojt. Është hera e parë që legjendat epike realizohen në një film vizatimor. Do vazhdohet më pas nga ky produksion edhe me gjithë legjendat e tjera shqiptare.

Legjenda e kishës së Laçit thotë se veglat fluturonin nga qyteza e Sebastes (Laçi sotëm) tek kodra ku ndodhet aktualisht kisha e Shna Ndojt, prandaj njerëzit pasi hasën në këtë mrekulli vendosën ta ndërtonin kishën jashtë mureve të kalasë së Sebastes. Kisha  ndodhet mbi një shpelle e cila quhet shpella e Shën Vlashit. Historia tregon se Shën Vlashi është mbytur nga paganet brenda kësaj shpelle.Në këtë film vizatimor janë ndërthurur faktet historike me legjendën.

Skenari është krijuar nga një legjendë dhe pastaj janë krijuar personazhe në skulpturë 3D. Në bazë të saj është krijuar konstumografia. Janë veshur aktorët dhe janë krijuar skena të ndryshme sipas skenarit të filmit. Në bazë të këtyre skenave janë krijuar vizatimet. Teknika e filmit është bazuar në xhirimin e aktorëve dhe në bazë të xhirimeve të tyre është kthyer në animacione. Kjo është një teknikë që nuk është përdorur më parë nga animacioni në vendin tonë.

Ky film vizatimor është I përshtatshëm me një grupmoshë që nga fëmijët në kopte po ashtu edhe në shkolla. Ne studio do te sjellin disa skulptura qe jane perdorur si karaktere ne filmin vizatimor