Lori dhe Ledia: Miqesia jone e çmuar 25-vjeçare!

Në këtë pjesë të parë do të kemi të ftuara dy ballerina të njohura, dy mikesha të ngushta, të cilat jo vetëm ndajnë së bashku vitet e shumta të njohjes që në moshën 6-vjeçare, por gjithashtu edhe të njëjtin profesion ku jeta shpesh I ka vendosur edhe në të njëjtin vend pune. Flasim për dy balerina të njohura të Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, të njohura gjithashtu edhe për pjesëmarrje të ndryshme televizive, ku edhe në këto raste kanë qenë në bashku. Sot do t’i kemi në studio jo vetëm për të na folur për profesionin e tyre, por gjithashtu edhe për të ndarë pjesë nga kujtimet e tyre së bashku si mikesha të ngushta.

Ju pelqejne ushqimet pikanet? Ja 5 arsyet, pse duhet t`i konsumoni!

Në këtë pjesë të dytë do të kemi të ftuar dietologia Diola Dosti, e cila do të na flasë për benefitet dhe jo vetëm të ushqimeve pikante.

Disa gatime janë aq shumë pikante sa shefat e kuzhinës duhet të vendosin një maskë ndërkohë që I gatuajnë për të mbrojtur sytë e tyre nga djegia. Të ngrënit të ushqimeve pikante ka një ndikim të pamohueshëm në të gjithë trupin. Por jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm për efektet pozitive dhe negative që ka të ngrënit të ushqimeve pikante.

SPA ne shtepi – Maska per fytyren dhe floket!

Pas perfundimit të stinës së verës shohim se lekura jonë demtohet nga rrezet e diellit. Sado që mund të përdorim mbrojtës sërisht lëkura ka nevojë për tu hidratuar dhe rigjeneruar. Në këtë prag vjeshte flokët, trupi dhe fytyra kanë nevojë për përkujdesje të dyfishtë. Sot kemi të ftuar në studio Arjola Isufaj drejtuese e ‘Fresh Line’ per te na treguar se cfarë maskash duhet te perdorim për fytyren në këtë sezon.